Ballina Jeta ​Asgjësohen limonët, kishin pesticide

​Asgjësohen limonët, kishin pesticide

8
0
SHPËRNDAJE

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Doganat e Kosovës dhe Policia e Kosovës, asgjësuan një ngarkesë me limon prej 23 tonë e cila ishte e ndaluar në pikën kufitare Vërmicë.

Inspektorati i AUV-së nxori vendim për asgjësim të kësaj sasie. Nën përcjelljen e agjencive që veprojnë në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit mauna nga vija e gjelbër zona neutrale ka shkuar direkt në deponinë e mbeturinave “Eko Regjion” me lokacion në komunën e Dragashit.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës, ka pranuar informatën nga RASFF sistem (Sistemi i alarmit të shpejt për ushqimet të njerëzve dhe ushqime për kafshë) i Komisionit Evropian, se një ngarkesë me limon me origjinë nga Turqia që ka për destinacion Kosovën, është me prezencë të mbetjeve në pesticide mbi nivelin e lejuar. Kjo pasi i janë kryer analizat laboratorike në kufirin e parë hyrës të Bashkimit Evropian përmes të cilave është vërtetuar prezenca e pesticidit të llojit ‘Biphenly’”, thuhet në një komunikatë për media.

Sipas AUV në momentin e ardhjes së ngarkes ës në kufi, saktësisht në pikën kufitare në Vërmicë, inspektori fitosanitar Kufitar i AUV-së, ka nxjerrë vendim për refuzim të importit të ngarkesës dhe nuk është lejuar fare hyrja në territorin e Republikës së Kosovës.

Refuzimi nënkupton se ngarkesa nuk i plotëson kushtet për import dhe se duhet të kthehet në vendin e origjinës. Nëse pala importuese nuk arrin ta kthej në vendin e origjinës, paraqet kërkesë pranë AUV-së për asgjësim. Inspektorati bazuar në procedurat ligjore përcakton vendin e asgjësimit i cili i plotëson kushtet për mos ndotje të ambientit

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.