Ballina Jeta ​Gruaja afgane vritet me gurë për tradhti bashkëshortore

​Gruaja afgane vritet me gurë për tradhti bashkëshortore

37
0
SHPËRNDAJE

Autoritetet në Afganistan bëjnë të ditur se një grua afgane është vrarë me gurë pasi është akuzuar për tradhti bashkëshortore, ndërsa dënimi mesjetar është incizuar në video dhe përkujton ditët e errëta të sundimit të talebanëve, shkruan “Yahoo”.

Videoja 30-sekondëshe që po përshkon mediat afgane shfaq gruan afgane në një gropë, ndërkohë që meshkujt të mbledhur rreth saj hedhin gur drejt saj me moskokëçarje gje gjakftohtësi, transmeton KosovaPress.

Gruaja e quajtur Rokhsahna rreth të njëzetave, sipas autoriteteve, dëgjohet duke thirrur ‘shahadetin’, pjesë e ritualeve islame, ndërkohë që rrit zërin gjithnjë e më shumë gjersa gurët drejt saj vazhdojnë ta godasin.

Autoritetet kanë thënë se krimi ka ndodhur rreth një javë më parë në një zonë të kontrolluar nga talebanët në Firozkoh, kryeqytet i provincës Ghorn në Afganistan, duke e konfirmuar videon si origjinale, që së pari ishte shpërndarë nga Radio Evropa e Lirë.

image

“Po videoja që po shfaqet nëpër media ka të bëj me Rokhsahnën, e cila është vrarë nga sulmi me gurë” i ka thënë AFP-së një zëdhënës provincës Ghorn. /Sh.i/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.