Ballina Femra 6 produkte jo-toksike për pastrimin e shtëpisë suaj

6 produkte jo-toksike për pastrimin e shtëpisë suaj

83
0
SHPËRNDAJE

Detergjentët e rrobave dhe ata për larjen e enëve mund të ndikojnë negativisht në shëndetin tuaj në mënyra të ndryshme. Për më tepër, mjetet kimike që gjenden në to nuk i tret natyra, dhe mund të shkaktojnë ndotje të mjedisit gjithashtu. Prandaj është më mirë për të përdorur përbërës jo-toksik si uthull, sodë buke, sapun, boraks dhe vajra esenciale për të bërë të sigurt dhe ekonomik pastrimin.

Të japësh shumë para për të blerë produkte të pastrimit në dyqane është humbje e kotë. Disa studime afatgjata shkencore kanë zbuluar se kimikatet toksike janë vetëm për qëllime komerciale.

Ekspozimi kronik ndaj kimikateve mund të shkaktojë acarim të syve dhe traktit respirator. Ky ekspozim gjithashtu mund të ketë ndikim në aktivitetin normal hormonal dhe të rrisë rrezikun e kancerit, ADHD-së, dhe defektet të ndryshme të sistemit nervor.

Është më mirë të përzjedhni produkte natyrale dhe jo toksike, dhe këto janë 6 preparate të pastrimit shtëpiak që mund t’i përdorni.

Pastruesit antibakterial janë të disponueshëm në treg por janë shumë të shtrenjta. Këtu kemi një pastrues natyror dhe të sigurt për përdorim në shtëpi që mund t’i përdorni për ti hequr njollat, moldat dhe ta përdorni për dezinfektimin e dyshemeve, aspiratorëve, mureve dhe shumë më tepër.

  1. Pastrues i përgjithshëm natyral

Përbërësit:

2 gota uji

1/2 filxhan uthull të bardhë

2 lugë sode buke

10 pika vaj esencial

Një shishe e zbrazët për sprej

Hapat:

Përzieni të gjithë përbërësit në një tas dhe derdhni përzjerjen përfundimtare në shishen e sprejit.

Spërkoai të gjitha zonat kudo që të gjeni njolla të forta, si në pllaka, dysheme dhe qoshe.

Uthulla ka aftësinë për të hequr yndyrërat dhe erën e  keqe. Vaji esencal ka një veprim të fortë antimikrobik dhe ka aromë. Soda e bukës reagon me uthullën, për të zhdukur papastërititë.

  1. Pastrues i guacës së toaletit

Kjo metodë e pastrimit të tualetit vepron në zonat më të vështira të njollave pa i ekspozuar ndaj tymeve toksike. Gjithashtu mund të përdorni vajra esenciale si vaji i pemës së çajit për të mbytur mikrobet e dëmshme në dhe për të lënë ndjenjën e freskisë pas cdo shkarkimi të ujit.

Përbërësit

½ filxhan sode buke

1 filxhan uthull të distiluar të bardhë

½ lugë çaji vej esencia i çajit

Hapat:

Në një shishe të zbrazët me sprej, kombinoni uthull dhe vaj esencial. Spërkateni atë brenda tualetit dhe kapakut. Lereni të qëndroj për 15 minuta. Shpërndajeni sodën e bukës në zonat që shihen.  Pas 5 minutash, filloni të pastroni me një furcë të vrazhdë (abrazive). Shkarkojeni ujin e toaletit dhe ju do të shihni një tualet të shkëlqyeshëm, pra të pastër.

  1. Detergjent i lëngshëm për rroba

Kjo recetë përdorë veprimin e pastrimit të boraksit, lëngjeve të gazit dhe sapunit të thjeshtë për të hequr njollat ​​nga rrobat. Vaj esencial i pemës së çajit vepron për të parandaluar rritjen e mikrobeve si në pastrues, ashtu edhe në rroba.

Përbërësit:

1 filxhan boraks

1 gotë sode larjeje

1 filxhan sapun i lëngshëm

10-15 pika vaj esencial opsional

17 gota uji

Hapat:

 

Në një enë të madhe, hidhni 6 gota ujë të nxehtë. Pastaj shtoni boraks dhe sapun të lëngshëm. Vazhdoni të shtoni përbërësit ngadalë derisa të krijohet masë kompakte.

Në një kovë me madhësi të madhe, kombinoni 11 gota të mbetura të ujit me sapun të lëngshëm dhe vaj esencial.

Tani përzieni përzierjen e nxehtë të boraksit dhe transferoni përzierjen përfundimtare në një enë mbajtëse prej xhami.

Ju mund të përdorni një gjysmë filxhani të këtij pastruesi për një kosh të plotë të lavanderisë gjatë larjes. Nëse dëshironi të hiqni njollat ​​në mënyrë të veçantë, përdorni direkt përzierjen e tyre dhe filloni ciklin e larjes.

  1. Detergjent për larjen e enëve

Sapuni dhe vajrat e sapinit të lëngshëm janë alternativa të pastra dhe pa kimikate. Është edhe më e rëndësishme që të mos përdorni kimikatet te enët në të cilat ju i servoni ushqimet.

Përbërësit:

1/4 gotës me ujë të valë

1.4 e gotës sapu të grirë

1/4 filxhan sapun i lëngshëm

1 lugë gjelle sodë buke

10-30 pika vajra esenciale

Hapat:

Shtoni sapun të grirë në ujë të valë dhe përziejeni derisa të treteni.

Shtoni sodë buke dhe sapun të lëngët.

Lëreni përzierjen të ftohtet, pastaj shtoni vajrat esenciale.

Transferojeni përmbajtjen në një bombolë me vrimë nxjerrëse dhe përdoreni atë te enët.

  1. Pastrues për qelqin dhe pasqyrat

Gotat dhe pasqyrat do të jenë të pastër sidomos me këtë recetë

Pasqyrat dhe dritaret duken më mirë kur nuk kanë pika apo vija. Këtu është një recetë e thjeshtë për të bërë një pastrues xhami jo toksik.

Përbërësit:

¼ filxhan uthull të bardhë

¼ filxhan alkool etilik (medicinal) (fërkim)

1 lugë gjelle miell misri

2 gota uji

10 pika vaj esencial

Hapat:

Kombinojini të gjitha këto në një shishe të pastër me sprej dhe shkundni mirë për 2 minuta. Spërkateni përzierjen në pasqyra, sipërfaqet e qelqit dhe dritaret dhe pastroni me një leckë për të zbuluar pastërtinë.

  1. Aromatizues

Tani, kur të gjitha sipërfaqet në shtëpinë tuaj janë të pastërta, ju do të donit që të ketë një aromë të mirë rrotull jush.

Përbërësit:

15 pika vaj esencial të pastër

½ filxhan uthull të bardhë

1 gotë e gjysmë

Hapat:

Zgjidhni cilindo vaj esencial që ju pëlqen, por vaji i lules së limonit dhe livandos janë preferuara për shkak të aromave të tyre freskuese. Shtoni të gjithë përbërësit në një shishe me sprej dhe shkundeni mirë. Ju mund të përdorni këtë përzierje në dhomë të paktën tri herë në ditë për të gjallëruar gjithë atmosferën e shtëpisë tuaj.

Këto receta të pastrimit natyral nuk janë vetëm efektive dhe ekonomike, por edhe janë bërë me përbërës plotësisht miqsor ndaj natyrës. Është koha që të filloni të bëni këto zgjedhje të kujdesshme për hirë të shëndetit, por edhe natyrës që na e ka dhënë Zoti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.