Ejakulimi dhe fertiliteti tek meshkujt

Qarkullimi dhe ejakulimi i spermës varet nga po njëjtat dy inervacione të organevegjenitale sikurse edhe ereksioni. Megjithëse shumica e meshkujve me dëmtim të palcëskurrizore ruajnë aftësinë erektuese, vetëm një numër i vogël i tyre janë në gjendje tëejakullojnë pa ndonjë ndihmë. Gjithashtu, fertiliteti i tyre mund të jetë më i dobët sipasojë e kualitetit më të dobët të spermës së tyre. Për të pasur mundësi të kenë fëmijë,mund të jetë e nevojshme të mblidhet sperma për frytëzim (pllenim) në vaginën oseuterusin e partnerit, duke përdorur shiringën.Në përgjithësi, me dëmtimet mbi T12, ejakullimi mund të indukohet. Për këtë kërkohetstimulim gjenital i fuqishëm si dhe mund të jetë i nevojshëm edhe përdorimi i vibratorit.Dëmtimet që ndodhen në pjesët e më poshtme të palcës kurrizore (në S2, S3 ose S4) nëdisa raste, lejojnë, prodhimin e spermës por jo dhe ejakulimin. Në vend që sperma tërrjedhë me vrull ajo rrjedh pikë-pikë.Në rastin e disfunksionit të ejakulimit, ekzistojnë pesë teknika të cilat mund të sigurojnëmarrjen e spermës dhe vendosjen e saj në vaginën ose në uterusin e partnerit (me tre tëparat, mund të krijohet banka e spermës):

1. vibratori është dëshmuar si shumë efikas në rreth 80% të rasteve, disa herë nëndërthurrje me medikamentet. Suksesi varet nga përdorimi i teknikës së mirë sidhe pajisjes adekuate. Ju duhet të konsultoheni me specialistin që ka eksperiencëme njerëzit të cilët kanë dëmtim të palcës kurrizore. Tetraplegjikët duhet të jenë tëkujdesshëm në mënyrë të veçantë ose përndryshe ata rrezikojnë nxitjen ehiperrefleksisë autonome.
2. Përgjigja e indukuar me rrugë farmakologjike bazohet në injektimin subkutan(nënlëkuror të fiziostigminës me qëllim të stimulimit të ejakulimit. Që nga fillimii përdorimit të saj në vitin 1983, kjo metodë është dëshmuar si shumë esuksesshme. Efektet anësore të mundshme përfshijnë hiperrefleksin autonome,nauzenë, halucinacionet dhe marramendjen.Shumica e çifteve mund të kryejnë këtë lloj trajtimi nga vetë ato në shtëpitë e tyre.Kjo lehtëson harmonizimin e mbledhjes së spermës dhe ovulimit tek femra përfryëzim (pllenim) vijues në momentin optimal.
3. Elektro-ejakulimi bazohet në vendosjen e një sonde në rektum duke përdorurshkarkim të ulët elektrik, e cila nxit ejakulimin. Për shkak të frikës, vetëm meshkujtme dëmtim të plotë të palcës kurrizore mund të përdorin këtë lloj stimuli paanestezion. Kjo teknikë është efektive në 90% të rasteve, por mban rrezik dhezbatohet vetëm në spitale.
4. Aspirimi i spermës është teknikë e re e cila shkakton ngushtimin e kanaleve nëpërtë cilat lëviz sperma.
5. Punktimi i testikujve është një metodë e re e testuar. Bazohet në mbledhjen edrejtpërdrejtë të spermës nga testikujt.
Madje nëse se nuk ka rrjedhje të mirë, është i mundur ejakullimi retrograd, dhe nëkëtë rast sperma përfundon në fshikëzën urinare. Ajo ende mund të grumbullohet, tëpastrohet dhe të përdoret për fertilizim. Nëse urina juaj është e turbullt pasmarrëdhënies seksuale dhe atje nuk është e pranishme sperma, është e mundur që jukeni pasur ejakulim retrograd.Marrja e spermës nuk është e gjitha; ajo duhet të jetë fertile. Madje edhe atëherë,shpesh është e nevojshme të këmbëngulni dhe të kaloni nëpër disa inseminacione parase të arrihet shtatzania. Por kërkimet mjekësore shkallën e suksesit e bëjnë gjithnjë emë të lartë.Në rast të dështimeve të vazhdueshme, mund të merret parasyshë adoptimi i fëmijëveose inseminimi nga donatori i panjohur. Adoptimi për njerëzit me dëmtim të palcëskurrizore bëhet më i lehtë nëse ata adoptojnë (birësojnë) fëmijë./freskirinore/

Gjithashtu mund të lexoni:

Gjithashtu mund të lexoni:

Mr.Iljasa Salihu

Kur loti ndërron shtratin!

Zekerija Rushani

Mos u deshpero, sepse deshperimi eshte tradheti

Mr. Iljasa Salihu

Akuzë të pamend e të pavend!

VIDEO LIGJERATA E DITES SE XHUMA

Më të fundit:

Posted by on October 6, 2010. Filed under Lifestyle, Shëndeti. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>