2:06 pm - Wednesday January 17, 2018

Administrata e partizuar dhe joefikase

Aida Xhoni

Administratë joefikase, e partizuar, administratorë që pranohen në punë dhe rrinë në shtëpi. Këto janë vlerësimet e ekspertëve lidhur me gjendjen në administratën shtetërore në prag të raportit të Komisionit Evropian për Maqedoninë. Sipas tyre, Maqedonia edhe një herë do të marrë notë negative sa i përket situatës aktuale në administratën publike

Maqedonia në raportin e Komisionit Evropian (KE) i cili pritet të publikohet javën e ardhshme, sipas paralajmërimeve përsëri do të kritikohet në sferën e administratës publike, thonë njohësit e kësaj sfere. Punësimet në bazë partiake janë vërejtjet që sipas të gjitha gjasave do të nënvizohen në raport thotë profesori universitar Ylber Sela.

Sipas tij, administrata e Maqedonisë është joefikase sepse nëpunësit marrin rroga pa punuar fare, ndërsa kur ju caktohet vendi i punës ata janë jo të aftë për të kryer detyrat.
“Janë bërë gabime shumë fatale për aftësimin apo reformimin e administratës publike, nga njëra anë ende vazhdon avazi i vjetër që ka filluar që nga pluralizmi demokratik, që në administratë publike, inkuadrohen njerëz besnik të partive politike, jo të aftë, jo meritor, por të cilët i përkasin njërës parti qoftë njërës ose tjetrës kur të vijnë në pushtet” thekson Sela. “Neve shqiptarëve më tepër na shqetëson sepse dalin konkurse të cilët pranojnë administratorë shqiptarë të cilët në vend që të aftësohen, ata rrinë në shtëpi, marrin një rrogë sociale dhe mandej humbin besimin, vullnetin e punës”, vlerëson profesori universitar Sela. Ai tha se situata është kritike dhe duhet që urgjentisht qysh në vitin 2011 të merret ndonjë hap konkret në këtë drejtim.

“Administrata e Maqedonisë do të kritikohet madje edhe në të ardhmen derisa shteti ynë ta bëjë atë të pavarur që t’u përputhet standardeve të Bashkimit Evropian (BE)”, është i mendimit eksperti i fushës juridike, Osman Kadriu.

Ai bën të ditur se efikasiteti dhe profesionalizmi, si dhe zhdukja e korrupsionit janë çështjet kyçe prej të cilave duhet të lirohet administrata publike.

“Maqedonia do të vazhdojë të marrë kritika në këtë drejtim sepse në to punësohen njerëz në bazë partiake e jo persona profesionalisht të përgatitur për këtë drejtim. Aty duhet të ketë njerëz, që janë njohës të burimeve kompetente sepse prej tyre varet efikasiteti i administratës të cilët realizojnë liritë dhe të drejtat e qytetarëve” u shpreh Kadriu. Ai shton më tej se ne s’kemi administratë të ekipuar profesionale konform standardeve evropiane. “Prandaj nga viti në vit kjo çështje është evidente dhe në shënjestër nëpër raportet e KE-së”, tha Kadriu.

Profesori universitar Jonuz Abdullai, ka paralajmëruar të dalë me konstatim kritik për grafën e administratës shtetërore menjëherë pasi të shpallet raporti i KE-së në Maqedoni. “Menjëherë pasi ta marrim raportin e KE-së do të dal me një kritikë konkrete. Ndërsa për defektet e administratës nuk kisha dashur të flas paraprakisht. Pasi ta marr raportin dhe shqyrtoj do të jap kritikën adekuate” paralajmëroi Abdullai.

Përndryshe, administrata publike në Maqedoni është një nga pikat kyçe të cilën vendi duhet ta përmbush në mënyrë që të merr dritë jeshile për inkuadrim në BE.
Javën e ardhshme, respektivisht më 9 nëntor, KE do të publikojë raporti për Maqedoninë.

Defektet në sytë e Brukselit

“Maqedonia do të vazhdojë të marrë kritika në këtë drejtim sepse në to punësohen njerëz në bazë partiake e jo persona profesionalisht të përgatitur për këtë drejtim. Aty duhet të ketë njerëz, që janë njohës të burimeve kompetente sepse prej tyre varet efikasiteti i administratës të cilët realizojnë liritë dhe të drejtat e qytetarëve” u shpreh Kadriu

#SHPËRNDAJE POSTIMIN TA LEXOJNË EDHE TË TJERËT!

Filed in: Artikuj

One Response to “Administrata e partizuar dhe joefikase”

  1. Almost all to protection which was not really applied extremely,
    which could bring about host surplus, leading to the particular shortcoming
    to-use Hack.

Leave a Reply