Eliminohen Petriti e Klodjana

“Vëllai i Madh” u kishte rezervuar një surprizë të hidhur banorëve. Një eliminim i dyfishtë ka nxjerrë dy banorë nga shtëpia më e madhe, ndërsa banorët kanë mundur të shohin nënat e tyre .

Nëse java ka kaluar e qetë, spektakli i së shtunës ka qenë me shumë emocione. Banorët kanë parë dhe kanë dëgjuar nënat e tyre të lexojnë kartolinat që ata u kanë shkruar. Kjo sjell përlotje në shtëpi. Petriti takon mbesën, Ogreni merr një telefonatë nga xhaxhai që jeton në Amerikë dhe shumë surpriza të tjera. Petriti ishte i eliminuari i parë i spektaklit.

Të nominuarit rrëfehen

Gjatë javës së kaluar kanë qenë pesë banorë që kanë jetuar brenda shtëpisë së “Big Brother” me ethet e eliminimit: Ermela, Klodjana, Neda, Ogreni dhe Petriti. Në dhomën e rrëfimit, secili prej tyre tregon banorin që do të donte të shihte jashtë shtëpisë. Për Ermelën duhet të dalë nga loja Petriti, sepse sipas saj, takti i komunikimit nuk ka ndryshuar. Klodi ka zgjedhur Nedën, sepse, sipas saj, nuk ka se çfarë të japë në shtëpi, ndërsa historinë me Ogrenin e quan të sajuar. Neda dhe Ogreni të dy zgjedhin Petritin. Neda e zgjedh sepse me të nuk ka asnjë lloj marrëdhënieje dhe figura e tij nuk është më shembull, ndërsa Ogreni thotë se “shkak u bë debati i javës së shkuar i Petritit me Nedën dhe Ermelën”.

“DigitAlb” ofron dhurata, lëshohen 3000 tullumbace

Një nga sfidat e javës për banorët, përveç veshjes së shumë palë mbathjeve nga meshkujt dhe vendosjes së kapësve të rrobave në trup nga femrat ka qenë edhe fryrja e shumë tullumbaceve që kanë logon e “DigitAlb”. Në fakt, këtë javë, “DigitAlb” shkon në Korçë, ku 500 të parët do të fitojnë dhurata simbolike. Ndërkohë, banorët kanë lëshuar gjatë spektaklit në ajër 3000 tullumbace të fryrë. Dhjetë personat e parë që do të arrijnë të paraqesin një nga këto tullumbace në zyrat e “DigitAlb” në “Sheraton” do të marrin si dhuratë nga një dekoder high definition.

Klodi për Nedën: Nuk pastron asnjëherë

Ndërkohë që nga finalja e madhe e “Big Brother” banorët i ndajnë tri javë, gjatë këtyre ditëve ata kanë pasur debate me njëri-tjetrin, një pjesë të menduara si strategji të lojës. Klodjana në veçanti është përpjekur t’ia bëjë sa më të “pamundur” që Neda të qëndrojë në shtëpi. Ndërsa shfaqet një videoklip me thashetheme, debati ndizet sërish edhe gjatë spektaklit. Ergysi, gjatë klipit, ka thënë se Neda nuk jep asnjë kontribut tjetër, përveç fjalëve. Kur Arbana e pyet se çfarë do të donte Ergysi nga Neda, ai thotë se nuk e ka parë të lajë, nuk ka provuar asnjë gjellë nga ajo, por ka parë vetëm pasarela e tangërlliqe. “Është e vetmja që nuk bën asnjë lloj pune. Merru me gjërat sociale në shtëpi, qesh ndonjëherë se nuk është e thënë të rrish gjithnjë e mërzitur”, i thotë Ergysi. Neda, nga ana tjetër, i përgjigjet më shumë Klodit duke e quajtur të vogël dhe se nuk e ka ajo fajin se bagazhi i saj nuk arrin në nivelin e Nedës. “Ti merresh vetëm me gurin e madh, që është Ogreni, se ne të tjerët vijmë nga jetimorja”, i thotë asaj Klodi. Ndërkohë duke i kujtuar faktin që Neda nuk pranoi që Ergysi ta puthte në buzë, siç bëri me vajzat e tjera dhe e quan atë provinciale. Në debat përfshihet edhe Ogreni, i cili i thotë Klodit se ajo ndez debate vetëm kur është në nominim. Klodi i thotë se Neda është person që nuk kuptohet, sepse nuk është një ditë si tjetra. Ndërkohë që opinionisti i “Big Brother”, Blendi Salaj, i ka këshilluar t’i shijojnë sa më shumë këto javë të fundit, sepse publiku tashmë i ka preferencat e veta.

Letrat për nënat për 8 Marsin

Përveç festës së vajzave në shtëpi për 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas, të gjithë banorët kanë shkruar letra urimi për nënat e tyre. Letrat u kanë shkuar të gjitha nënave bashkë me një tufë lule. Gjatë spektaklit banorët i dëgjojnë kur ato lexojnë letrat. “Të kujtoj ty jeta ime, që lëvize gurin më të rëndë të kësaj jete. Të kujtoj ty mbretëresha ime”, ka shkruar ndër të tjera Petriti. E ëma e tij i ka thënë në klip se “gëzimi i fëmijëve është edhe gëzimi i nënës. Çfarë kuptimi do të kishte, faleminderit që ma bëtë këtë ditë të bukur”. Letra e dytë është ajo e Nedës. “Kam qenë më e rezervuar, s’kisha ndjeshmërinë e motrës sime për të thënë sa të dua, je jeta dhe forca ime”. Pasi ka lexuar letrën, mamaja e Nedës thotë se ka shkuar nga liqeni sepse e di që andej i pëlqente Nedës. “Dhurata më e bukur e imja është dashuria jote”, i thotë ajo Nedës. Letra e tretë është ajo që Marieli i ka shkruar së ëmës, që në fakt është një poezi. “Majlinda, ky emër i bukur dhe i pastër, sa të dua ty mama, atë dashuri që bota s’e ka. Të falënderoj nga zemra, nga shpirti, të dua më shumë se veten”, i shkruan ai. Ndërsa e ëma i ka uruar suksese. Alma i shkruan: “Je një nga nënat më të kompletuara. Do të doja të ndieja aromën tënde, të mbështes kokën në prehrin tënd. Më ke bërë njeriun më të pasur në botë, sepse të kam ty”. Një urim i shkon edhe nënës së Ogrenit: “Ky është viti i parë që festojmë larg, por nuk më pengon të dërgoj një urim të sinqertë. Ti je dhe do të mbetesh shembulli im i përkryer”, ndërsa Ermela shkruan: “Je gruaja më e fortë që kam njohur, do të doja të isha sa gjysma jote”. Klodjana në letrën e saj thoshte: “Je ti shembulli që unë ndjek për të ecur përpara. Je krenaria më e madhe, por kurrë nuk e kam thënë atë që në të vërtetë ndiej”. Dy letrat e fundit i kanë takuar Mirjetës dhe Ergysit. “E dashur je gjëja më e shtrenjtë, në këtë botë të ndryshme që ndodhem prej 72 ditësh. Të mendoj çdo ditë, natë, minutë dhe sekondë”, i shkruan Mirjeta. Ndërkohë që Ergysi i thotë së ëmës: “E shtrenjta ime jam shumë i lumtur që po të shkruaj sot. Thellë në zemër më vjen të them me gjithë shpirt se je gruaja më e bukur, ta dua tingullin e zemrës. Je melodia e shpirtit tim”.

Petriti takon mbesën

Gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother”, Petriti ka treguar se i mungon shumë mbesa e tij, Lura. Arbana e fton në dhomën e rrëfimit, ku ai sheh një klip të mbesës së tij, e cila shpalos një poezi që ai i ka kushtuar asaj para se të lindte. Ai shkruan se ajo ishte drita e tij, kur gjithçka e shihte të zezë. Pas kësaj ai del në oborr dhe takon mbesën e tij Lura, e cila i sjell një vizatim ku është “daja dhe mbesa”.

Ogreni, surprizë nga xhaxhai

Ogreni ka një lidhje shumë të veçantë me xhaxhain e tij, Agronin. Familja e tij ka qenë në internim. Ogreni tregon se ata jetonin dhjetë veta në një vend dhe xhaxhai i tij, Agroni ishte më i vogli dhe vetëm 28 vjeç kur ka lindur Ogreni. Ai tregon momente nga jeta me xhaxhain, i cili tashmë jeton në Boston të Amerikës. Ai i kishte shkruar një letër. “Shumë i dashur Ogren. Ditën që filloi ky spektakël, pashë vendimin që ti ke marrë për të hyrë në ‘Big Brother’. Ne në shkollë na edukonin ta urrenim njeriun, por ju aty brenda duhet ta doni njëri-tjetrin, edhe pse mund të keni mendime të kundërta, nuk jeni armiq”, i shkruan ai. Si surprizë Ogreni merr një telefonatë nga xhaxhai.

Eliminim i dyfishtë në “Big Brother”

Që në fillim, Arbana kujton se në studio ndodhet një zarf i zi. Për publikun bëhet e ditur që në fillim se do të kishte një eliminim të dyfishtë. Në fakt banorët nuk e dinë, por i eliminuari i dytë do të dalë pikërisht nga nominimet e tyre. Banorët bëjnë si zakonisht nominimet dhe më të votuarit shkojnë në televotim dhe publiku vendos për atë që do të dalë.

Eliminohet Petriti dhe Klodjana

Nga të pestë banorët e nominuar, publiku kishte vendosur që aventurën e “Big Brother” ta linte Petriti. Ai ishte i eliminuari i parë i spektaklit.

Më pas u eliminua edhe Klodiana. Pas vendimit të zarfit të zi, ajo kaloi në votim publik brenda natës së bashku me banorë të tjerë dhe nuk i shpëtoi dot eliminimit.

Gjithashtu mund të lexoni:

Gjithashtu mund të lexoni:

Mr.Iljasa Salihu

Kur loti ndërron shtratin!

Zekerija Rushani

Mos u deshpero, sepse deshperimi eshte tradheti

Mr. Iljasa Salihu

Akuzë të pamend e të pavend!

VIDEO LIGJERATA E DITES SE XHUMA

Më të fundit:

Posted by on March 13, 2011. Filed under Pa Kategorizuar. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>