Mobilie 2011 prej nesër në Panairin e Shkupit, është paralajmëruar numër rekord i ekspozuesve!

Mobilie

Hapja solemne e panairit do të jetë nesër në orën 11, ndërsa zyrtarisht do ta hap zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi.

 

Në Panairin e Shkupit prej nesër deri më 27 të këtij muaji do të mbahet Panairi ndërkombëtar për mobilie, në të cilin është paralajmëruar një numër rekord i ekspozuesve.

Në Panair marrin pjesë 140 ekspozues vendor dhe 14 të huaj nga Turqia, Greqia, Serbia, Sllovenia, Kroacia, Bosnjë e Hercegovina, Italia dhe për herë të parë Kosova përmes Klasterit të industrisë shtetërore.

Do të ekspozohen mbi 600 ekspozues indirektë, ndërsa edhe sivjet ka pjesëmarrje grupore të 10-të kompanive nga Turqia. Manifestimi vjetor, siç sqaron organizatori, e shënon për 20 për qind dhe pjesëmarrje të zmadhuar të prodhuesve vendorë të mobilieve.

Do të plotësohet hapësira e përgjithshme ekspozuese e Panairit të Shkupit, gjegjësisht pesë sallat ekspozuese, një sallë montazhuese, dy galeri nga të cilat njëra në Metropolis Arena dhe një në sallën 5, 4 anekse dhe hapësira e përgjithshme e jashtme.

Hapja solemne e panairit do të jetë nesër në orën 11, ndërsa zyrtarisht do ta hap zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi.

Në hapjen solmene do të shpallen fituesit e konkursit të dedikuar për disejnatorë të rinj, studentë dhe arkitektë me titullin Disejnimi i elementit për ulje. Konkursi mbahet për herë të dytë. Fitues i sivjetëm në kategorinë profesionistë është Nikolla Atanasovski, ndërsa në kategorinë studentë, fituese e çmimit të parë është Maria Cvetkovska.

Edhe sivjet në Mobilie 2011 do të ndahen tradicionalisht çmimet për prodhuesë dhe tregtarë më të mirë për mobilie.

Në kuadër të këtij manifestimi, Panairi i Shkupit do të jetë nikoqir edhe CEFAs – Aleancë e industrisë së panairit në Evropën Qendrore në të cilën Panairi i Shkupit është anëtar nga viti 2002. Në takim do të marrin pjesë 20 përfaqësuesë të CEFA-s, organizatorë të panaireve nga Mynihu, Vjena, Budapesti, Sofja, Plovdivi, Novi Sadi, Tirana, Kishnievi dhe Xhele.

Në organizim, të Panairit të Shkupit dhe Klasterit të industrisë së drurit në Maqedoni do të mbahet seminar i cili është projekt i BE-së, nën titullin “Siguria Evropiane dhe shëndeti në punë në industrinë për mobilie dhe përpunimi i drurit”. Mysafir dhe ligjerues i seminarit do të jetë kryetari i Klasterit të industrisë së drurit në Evropë, Bart De Turk./FR/Mendi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>