Panairi i -IV i librit Gostivari 2012

panairi 4

Për herë të katert në qytetin e Gostivarit këtë vit do te organizohet panairi i librit ‘Gostivari 2012’. Pjesëmarrës me ekspozimet e tyre do te jene shtëpitë botuese shqiptare nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova.

Shoqata e Botuesve Shqiptarë është themeluar në vitin 2000 dhe grumbullon numrin më të madh të botuesve shqiptarë në Republikën e Maqedonisë. Në mesin e aktiviteteve të ndryshme që ka realizuar deri tani SHBSH, organizimi i panaireve të librit dhe pjesëmarrja në panaire rajonale dhe ndërkombëtare ka qenë prioritet i saj. Në këtë drejtim, për këto gati 12 vjet të veprimit të vet, SHB…SH ka zhvilluar 22 panaire të librit në qytete të ndryshme të vendit, përfshirë këtu edhe Gostivarin.

Në drejtim të vazhdimit të kësaj tradite pozitive, Shoqata e Botuesve Shqiptarë edhe sivjet organizojë panairin e librit shqip “Gostivari 2012” QE DO TE MBAHET NE SHESHIN E QYTETIT TE GOSTIVARIT PREJ 11-14 KORIK. Ky do të jetë panairi i IV me radhë që SHBSH realizon në qytetin e Gostivarit, ndërsa pritjet tona janë që aty të marrin pjesë më shumë botues nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova.

Organizator:

Muhamed Murtezi, kryetar i SHBSH-së

Afet Beadini, drejtor i panairit të librit “Gostivari 2012”

Freskirinore.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

REKLAMOHU KËTU...