2:05 pm - Wednesday January 17, 2018

Ja si veprojnë falxhorët në Kosovë![VIDEO]

Nuk lejohet te shkohet tek ta dhe as t’u besohet atyre. Ai person qe pretendon se e din gajbin (fshehtesite qe vetem Allahu i di), ai person nuk eshte hoxhe, nuk mund te quhet hoxhe.

Shejh Ibn Uthejmini (Allahu e meshirofte), ka thene: ”Falltorë është ai i cili lajmeron për gjërat e mshehfta që kan të bejn me të ardhme .
Kan qenë Falltorët ne kohen e injorances ( xhahilijetit ) që kan pasur kontakte me shejtanet dhe i kan vjedhur lajmet nga qielli pastaj i kan marrur fjalet të cilat i kan bartur prej shejtanëve dhe ua tregonin njërzve dhe i humbnin ata .
Video:

Ata që shkojn tek falltoret ndahen ne tri grupe :

Grupi i parë : Që të shkosh tek Falltori dhe ta pyetësh atë pa i besuar dhe kjo është haram e ndaluar , dhe denimi ndaj këtij është që ktij përsoni se nuk i pranohet Namazi 40 ditë ashtu sikur transmetohet ne Sahihun Muslim se i dërguari aljehi selam ka thënë : “Kush shkon te falltori dhe e pyet atë nuk i pranohet Namazi 40 ditë apo netë “

Grupi i dytë : Që të shkosh tek falltori ta pyetësh atë dhe ti besosh atij në ato që ai flet . Kjo është Kufer dalje nga feja e Allahut azewexhel sepse ky ka besu në atë që ai i ka thënë në qeshtjet e gajbit të msheftës , dhe besimi në atë që tregon falltori është përgenjështrim i ajetit kur`anor sepse Allahut thotë : Thuaj: “Askush veç All-llahut as në qiejt, as në tokë nuk e di të fshehtën, as nuk e din se kur ringjallen!” Neml 65 .

Për këtë arsye ka ardh në hadith Sahih “ Kush shkon tek falltori dhe i beson në atë që ai thotë ka bërë kufer dhe ka mohuar atë që iu është zbritur Muhammedit alejhi selam “ Transmeton Ahmedi dhe Hakimi .

Grupi i tretë : Që të shkon tek falltori dhe ta pyet atë për tia qitur në shesh rrenat dhe fjalet e kota të tij , kjo s`ka gjë në të dhe argument për këtë është se Pejgmaberi alejhi selam ka shkuar tek Ibni Sajjadi dhe e ka pyetur për gjendjen e tij për tia treguar njërzve të vertetën e tij .

Kto janë tri gjendjet e atyre që shkojnë tek falltorët :

E para : Që të shkon tek falltori dhe ta pyet atë pa i besuar kjo është haram e ndaluar dhe denimi ndaj këtij përsoni është që nuk i pranohet namazi 40 ditë .

E dyta : Që ta pyet atë dhe ti beson atij dhe kjo është kufer në Allahun azewexhel dhe obligohet për njëriun që të pendohet dhe të kthehet tek Allahu por nëse nuk kthehet atëherë vdes në kufer

E treta : Që të shkon dhe ta pyet atë për ta sprovuar dhe për tia qitur në shesh genjeshtrat e tij dhe për tia treguar njërzve të vertetën dhe kjo nuk ka problem . Allahu a`lem.” (Fund)

Shejh Salih El-Feuzan (Allahu e ruajte), ka thene: ”El-Kehanetu (falli) është pretendim i njohjes se fshehtësisë dhe çështjeve të fshehura, sikurse janë lajmërimet se çka do të ndodh mbi tokë dhe se ku është vendi i gjësendit të humbur me ndihmën e shejtanëve të cilët vjedhin zërat nga qielli. All-llahu, subhanehu ve tela, thotë:
A t’ju lajmëroj se kujt i zbresin shejtanët? Ata izbresin çdo të prishuri dhe gjyhnaqari të madh. Ata (shejtanët) i hudhin dëgjimet (se çka flasin melaqet) por shumica e tyre gënjejnë”.(Esh-Shuara:221-223).
Pra, shejtanët vjedhin ndonjë fjalë të melaqeve dhe pastaj e vënë në veshin e falltorit dhe nga kjo ai shpik njëqind gënjeshtra dhe njerëzit i besojnë për shkak të asaj fjale që e ka dëgjar nga qielli.
Vetëm All-llahu, subhanehu ve teala, është njohësi i fshehtësisë, kurse ai që pretendon shoqërimin e tij në këtë çështje apo i beson personit që pretendon një gjë të tillë, i ka bërë shirk All-llahut.
Falli nuk është i pastër nga shirku, sepse ai është afrim tek shejtanët me ato veprime që ata i dëshirojnë.
Falli është shirk në rububijetin e All-llahut,subhanehu ve teala,sepse vepruesi i tij pretendon shoqërimin e All-llahut, subhanehu ve teala, në diturinë e Tij, gjithashtu është shirk në uluhijetin e All-llahut, subhanehu ve teala, në adhurimin e veçantë për All-llahun, sepse ai është adhurim i shejtanëve. Transmetohet nga Ebu Hureje, radijallahu anhu, se Muhammedi, salallahu alejhi ve selem, tha: “Ai që shkon tek një falltor dhe I beson atij, ai vetëm se ka mohuar atë që iu zbrit Muhammedit”.
Çështja në të cilën duhet pasur kujdes dhe duhet këshilluar të tjerët është se: Se falltorët luajnë me besimet e njerëzve, sepse u paraqiten atyre me rroba të mjekëve, kështu që i urdhërojnë të sëmuarit që t’i bëjnë kurban dikujt tjetër përveë All-llahut, subhanehu ve teala, u thonë të therrin dashin apo pulën me filan cilësi apo u shkruajn atyre hajmali që përmbajnë shirk.
Disa nga ata paraqiten në formë të atyre që lajmërojn fshehtësinë dhe vendin e gjërave të humbura.
Injorantët shkojnë tek ata dhe i pyesin për gjërat të humbura, kurse ata i lajmërojn për gjërat e humbura përmes bashkëpuntorëve të tyre në mesin e shejtanëve.
Disa të tjerë paraqiten në formën e evlijave, të cilët kinse bëjnë mrekulli e keramete, sikurse hyrja në zjarr pa u djegur, rrahja e vetës me armë e shumë veprime tjera të cilat në realitet janë sihr dhe veprime të shejtanëve që i bëjnë me dorën e falltorëve që në këtë mënyrë bëjnë trazira në mes të njerëzve. Ato janë mashtrime të fshehta të cilat i veprojnë ata vetëm t’u paraqitet ashtu para syve të njerëzve, sikur ishin veprimet e magjistarëve të Faraonit.” (Fund)

Shejh Muhammed Salih El-Munexhid (Allahu e ruajte), thote: ”Falltari (el-kehan) dhe parashikuesi (el-arraf) janë qafirë (jobesimtarë), sepse që të dy pretendojnë se e dinë të fshehtën (gajbin), por të fshehtën (gajbin) nuk e di askush përveç Allahut subhanehu ue teala. Shumica e tyre përdorin naivitetin e njerëzve për t’ua marrë paratë me metoda të ndryshme e të planifikuara, si: leximi i fatit duke shikuar dorën apo filxhanin, shikimi i topit të kristaltë apo shikimi i pasqyrës etj.. Nëse ata thonë të vërtetën një herë, do të gënjejnë nëntëdhjetë e nëntë herë, kurse njerëzit e humbur dhe naivë mbajnë mend vetëm rastin kur këta gënjeshtarë ia kanë qëlluar e jo kur i kanë gënjyer. Kështu ata vazhdojnë të shkojnë tek ata për të ditur të ardhmen e tyre, se a do të jenë të lumtur apo të mjerë në martesë a biznes, ose shkojnë tek ata dhe i pyesin për gjërat e humbura dhe për nevoja të tjera.
Ai që shkon te këta persona dhe u beson atyre, ai është qafir (jobesimtar) i dalë nga feja islame. Argument për këtë është hadithi që transmeton Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Ai i cili shkon te një falltar dhe i beson atij, ai vetëm se ka mohuar atë që i ka zbritur Muhamedit (salallahu alejhi ue selem).” (Ahmedi 2/429, hadithi është sahih, shih Sahih El Xhami 5939).
Kurse ai i cili shkon te këta persona (falltari dhe parashikuesi) dhe nuk beson se ata kanë mundësi të dinë të fshehtën (gajbin), mirëpo shkon tek ata që të shikojë se ç’thonë, ky person nuk bën kufër (nuk del prej fesë islame), mirëpo nuk i pranohet namazi dyzet ditë. Argument për këtë është hadithi ku Pejgamberi salallahu alejhi ue selem thotë: “Ai i cili shkon tek një falltar për ta pyetur për ndonjë gjë, nuk do t’i pranohet namazi dyzet net.” (Muslimi 4/1751). Edhe pse nuk i pranohet namazi, ai e ka obligim të falet dhe të pendohet tek Allahu subhanehu ue teala.” (Fund)

Rreth denimit per parashikuesit e fatit dhe fallxhoret, lexo tekstin ne vazhdim:

Parashikuesit e fatit dhe fallxhorët

Ebu Hanife është i mendimit se parashikuesit e fatit dhe fallxhorët meritojnë ndëshkimin me vdekje.
Ai ka argumentuar se Umeri radiallahu anhu, ka thënë: ”Vriteni çdo magjistarë dhe çdo njeri që profetizon.”
Gjithashtu, transmetohet se Umeri radiallahu anhu, ka thënë: ”Nëse ata pendohen, atëherë nuk ndëshkohen me vdekje.”

Juristët hanefi janë të mendimit se parashikuesit e fatit dhe fallxhorët dalin nga besimi dhe ndëshkohen me vdekje, nëse ata besojnë se djalli mund të bëjë për ta çfarë të dëshirojnë.
Nëse ata besojnë se veprimi i tyre është fantazi dhe jo i vërtetë, atëherë ata nuk dalin nga besimi dhe nuk ndëshkohen me vdekje.

Autor: Sejid Sabik
Shkëputur nga libri: ”Fikhus-Sunneh.”

Lajmet e botës islame|F®ESKIRINORE

#SHPËRNDAJE POSTIMIN TA LEXOJNË EDHE TË TJERËT!

Filed in: Postime t'reja

No comments yet.

Leave a Reply