4:13 am - Thursday May 25, 2017

Ndërron jetë medresantja, Bejtile Qaili – fituese e kuizit te I-rë në portalin freskirinore!

“Vertet,te Allahu jemi,dhe padyshim,tek Ai do te kthehemi”

Më 13 dhjetor 2014, ndërron jetë nxënësja, Bejtile Qaili nga Kumanova. Pas një sëmundjeje të rëndë në të cilën ndodhej tash e disa muaj, ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Univerzitare, në Shkup. Lajmin e morëm nga familjarët e saj, se kjo ndërroi jetë në ditën e shtunë. Varrimi i të ndjerës u bë në fshatin e saj të lindjes, në Sllupçan, pas namazit të iqindisë. Në varrim ishin të pranishëm, drejtori i Medresesë Isa Beu, prof.Ibrahim Idrizi, profesorë, profesoresha, nxënëse si dhe një numër i madh i familjarëve, dashamirëve nga të gjitha viset e Maqedonisë. Pas përcjelljes së saj për në banesën e fundit, në shtëpinë e saj, u mbajt një program nga stafi i Medresesë Isa Beu, në të cilën u kënduan pjesë nga Kur’ani Famëlartë, dhe recitale të ndryshme. Gjithashtu edhe në ceremoninë e varrimit, drejtori Ibrahim Idrizi ka mbajtur fjalim dhe njëkohësisht u shprehi ngushëllime familjarëve për humbjen e madhe të vajzës së tyre.
image

Portali Freskirinore për nder të muajit te bekuar Ramazan, organizoi Kuiz me fansat ne facebook!
Kuizi filloi ne fund te qershorit dhe mbaroi ne ditet e fundit te Muajit Ramazan.
Gati nje muaj rradhazi u perzgjodhen 12 finalist, ku me pas u mbajt finalja e madhe me keto te fundit.
Finalja u mbajt ne dy dite edhe ate me 01.08 dhe 03.08.2013, me rreth 70 pyetje te pergatitura.
Ishin me qindra fansa qe morren pjese ne kuize, ne cdo kuiz behej perzgjedhja e nje finalisti. U
organizuan dhjetra kuize dhe ne fund finalja ku do zgjidhej vetem nje nga ato finaliste.

Ajo qe gezon fatin te jete fituese e kuizit te pare te ketij lloji ne portalin freskirinore, eshte
nxeneseja Bejtile Qaili nga Kumanova, e cila ndiqte vitin e II-te ne Medresen ISA BEU- Shkup.

Lusim All-llahun e Plotfuqishem ta shpërblen me Xhennetin Firdaus. Amin

LAJMI KUR BEJTILE QAILI DOLI FITUESE NE KUIZIN E I-rë , në portalin FRESKIRINORE07.08.2013

©FRESKIRINORE,Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Filed in: Postime t'reja

No comments yet.

Leave a Reply