2:06 pm - Wednesday January 17, 2018

Dhimbjet e veshit, shkaktaret dhe trajtimi

Dhimbjet e veshit mund të shkaktohen nga probleme të shumta. Disa prej dhimbjeve mund të jenë të lidhura me shëndetin tuaj në përgjithësi, dhe me pjesët e tjera të trupit. Dhimbja e veshit është e njohur si “otalgjia”, dhe është një ankesë e zakonshme tek të rriturit, por më shumë tek fëmijët. Shkaqet e dhimbjes duhet të jenë të qarta, sepse shërimi nuk mund të bëhet pa e gjetur problemin e vërtetë. Ndër shkaqet kryesore të dhimbjes së veshit, përfshihen edhe infeksionet e veshit të mesëm, infeksionet e veshit të jashtëm, citën e infektuar, tinitusin ose të rrahurat në vesh, tensioni nga fluturimi ose zhytja, trauma dhe osteoarthritisi.

Shkaqe të tjera për dhimbjen e veshit mund të jenë objektet e panjohura të ndodhura në kanalet e veshit. Por, disa shkaqe nuk janë të lidhura me kanalet e veshit, por mund të jenë probleme dentale, problemet e sinusit, çrregullimet e TMJ, nevralgjia e kafkës dhe osteoarthritisi në nofulla.

Llojet
Ka lloje të ndryshme të dhimbjes së veshit, prandaj edhe trajtimet për këtë janë të ndryshme. Për shembull, për infeksionet bakteriale bëhet përdorimi i antibiotikëve të përshkruara në lidhje me dhimbjen. Për probleme të tjera serioze me veshin, hundën, dhe fytin duhet që patjetër të konsultohen mjekët ose ekspertët. Ka shume raste kur injeksionet ose kirurgjia janë të nevojshme për t’u çliruar nga dhimbja. Shumë shkaqe mund të jenë të vështira për t’u parandaluar, prandaj është e rëndësishme të merren masat parandaluese në ambiente të zhurmshme. Ju duhet të jeni të kujdesshmen në këso ambientesh siç janë koncertet, dhe është e rëndësishme të mbahen objektet larg nga kanalet e veshit, sidomos tamponët e pambukut. E vërteta që ju duhet ta dini për dhimbjen e veshit është se kjo nuk është ndonjë sëmundje, por më saktë është një simptomë. Në të vërtetë kjo dhimbje veshi mund të vijë si pasojë e shumë shkaqeve.
E domosdoshme është që, së pari, të identifikohen këto probleme, në vend se të merren antibiotikë apo analgjetik për të evituar dhimbjen. Siç dihet veshi ndahet në tre regjione: në veshin e jashtëm, të mesëm, dhe të brendshëm. Këto tri pjesë punojnë së bashku për t’u kujdesur për balancën dhe dëgjimin e duhur. Për shembull, veshi i jashtëm tërheq valët e zërit që janë të ndara në vibrime, dhe i kalon deri në veshin e brendshëm. Më pas, veshi i brendshëm i shndërron vibrimet në impulse të nervave, e që më pas udhëtojnë deri në tru. Veshi i brendshëm ka një kanal më të vogël që lidhet me hundën. Ky vendkalim i vogël është i njohur si kanali i “Eustachianit”, funksioni i së cilit është të barazojë presionin në mes veshit të brendshëm dhe ambientit rrethues. Infeksionet bakteriale apo virale zhvillohen dhe rriten në kanalin e Eustachianit, në veshin e brendshëm, e që më pas kalon në një dhimbje brenda në vesh.
Sëmundjet
Në dhimbjet e veshit marrin pjesë edhe shumë faktorë të tjerë, që bëjnë pjesë në sëmundjet e këtij organi, si dylli në vesh, farunkula në kanalin e jashtëm të veshit, çarja e daulles së veshit, atiti i jashtëm dhe ai i huaj, sëmundja e minierit dhe shurdhimi. Grumbullimi i sekrecioneve të dyllit në kanalin e jashtëm të veshit mund të japë një dhimbje të lehtë, ndjenjë kruajtjeje, në disa raste marrje mendsh dhe ulje të dëgjimit ose shurdhim i menjëhershëm, si rezultat i mbylljes së kanalit. Kjo diagnozë mjekohet vetëm duke bërë larje të kanalit të veshit, duke bërë përdorur lavash me ujë të vakët në temperaturën 37 gradë. Kurse farunkulat ose absceset në kanalin e jashtëm të veshit japin gjithmonë dhimbje të forta dhe të padurueshme. Shkak është infektimi prej mikrobeve të ndryshme, që më shpesh ndodh prej traumave të vogla, që provokojnë të kruarën e veshit. Atiti i jashtëm është infektimi prej mikrobeve të ndryshme të kanalit të jashtëm të veshit, i cili mund të përhapet në llapën e veshit, më shpesh është pasojë e gërvishtjeve dhe kruarjeve, ose prej infeksionit të krijuar në vesh. Ai shfaqet me skuqje të veshit dhe kanalit, të kruajtura, dhimbje, ënjtje që mbyll kanalin e sekrecioneve, mund të zmadhohen gjëndrat limfatike të nofullës ose prapa veshit. Çarja e daulles së veshit mund të bëhet kur tentohet për heqjen e trupave të huaj, kur kruhet veshi me sende të mprehta ose prej shtimit të papritur të presionit të ajrit në kanalin e veshit, nga goditjet me shuplaka në vesh, gjatë zbritjeve të shpejta të aeroplanit. Sëmundja e minierit është një sëmundje e labirintit, që karakterizohet me kriza të menjëhershme. Marrje mendsh me zhurmë në vesh, me çrregullime të qarkullimit të gjakut, zbehje djersë të ftohta, të përziera. Kriza është shumë e mundimshme për të sëmurin. Shpesh ai është në gjendje ankthi, mund të shoqërohet me të fikët.

Këshilla
Për parandalimin e sëmundjes së veshit duhet mbajtur një higjienë sistematike e tij
Duhet të shmangen qëndrimet në ambientet, ku ka shumë zhurma, pasi çojnë në dëmtim të daulles së veshit
Duhet pasur kujdes të mos kruhet veshi me mjete të mprehta, që e dëmtojnë
Për sa kohë që veshi është i sëmurë duhet të shmanget kontakti me ujin
Kur i sëmuri ndjen dhimbje të forta dhe të padurueshme duhet të konsultohet menjëherë me mjekun

#SHPËRNDAJE POSTIMIN TA LEXOJNË EDHE TË TJERËT!

Filed in: Shëndeti

3 Responses to “Dhimbjet e veshit, shkaktaret dhe trajtimi”

  1. July 30, 2015 at 10:53 am #

    Dhimbjet e qafes mund te japin dhimbje koke, me dhimbje ne qafe dhe ne pjesen e pasme te kokes, shpeshhere duke u shperndare ne maje te kokes deri tek njeri sy. Atehere, dhimbjet e kokes tek keta paciente shkaktohen nga lezionet cervikale.

  2. November 12, 2015 at 12:31 am #

    ……..ju alenderoj per aq sa lexova, do doja te lexoj dhe ma shume per kete organ (veshin)se me shqeteson shume; para se te shkoji ke mjeku.

Leave a Reply