2:06 pm - Wednesday January 17, 2018

Poezia:”FEJA ISLAME ËSHTË E VËRTETË”

Shkruan:Xhevat Ebibi

Njerëzimi gjatë historisë,

ka humbur rrugën, i besonin idhujtarisë.

Humbën rrugën e besonin në shumë zotra,

të pamoralshëm e të pandershëm idiota.

Për ta arritur njerëzimi qëllimin në këtë jetë,

tek ata Perëndia dërgoi Pejgambertë.

Të humbur, s’donin të besonin në Perëndi,

kohë pas kohe i kaplonte dënimi i Tij.

Perëndia i dërgoi Pejgamberët e Tij,

me argumente dhe fakte për njerëzi.

Muhammedi i dalluar si njeri,

dhe për atë Zoti e zgjodhi të dashur të Tij.

Shpallja i erdhi nga Zoti të dashurit Pejgamber,

prandaj është burimi i fesë së vërtetë.

Muhammedi misionit ia filloi,

njerëzimin në rrugë të drejtë ai e ftoi.

Të besonin në një Zot të vërtetë,

në rrugë të dritës, të shpëtimit për dy jetë.

Islami porosit për bamirësi e dobi,

ndalon çdo të keqe e të dëmshme për shoqëri.

Islami është ushqim dhe ideal,

është frymëmarrje dhe përsosje, është moral.

Shpirtin pa ndërprerë e përmison,

e në punë të mira e udhëzon.

Largon njeriun nga errësirat në këtë jetë,

fat këtu dhe shpëtim i garanton në ahiret.

#SHPËRNDAJE POSTIMIN TA LEXOJNË EDHE TË TJERËT!

Filed in: Islam

6 Responses to “Poezia:”FEJA ISLAME ËSHTË E VËRTETË””

  1. Afet
    September 1, 2009 at 11:54 am #

    Selam Alejkum shum e Mir Kjo Poezi Islame.Inshallah Vazhdon dhe All-llahu te Ndihmoft.Ne Te Rit Kena Nevoj Per Ksi Poeziah Islame.Presim Te Tjera Inshallah.ju Pershendes me Selamu Alejkum

  2. jetmire
    March 10, 2011 at 5:44 am #

    paqja dhe meshira e all-llahut qoft mbi muhamedin dhe mbi te qith njerzit qe besojn ne nje zot

  3. donjeta elmira
    April 7, 2011 at 10:46 am #

    shum bukur veq vazhdoni ju lumt
    per fen islame

  4. nita
    April 8, 2011 at 8:52 am #

    ju pergezoj shpresoj qe allahu te ndimon ne qdo aspekt te jetes sepse me te vertet kemi nevoj per poezi islame paqja dh meshira E ALLAHUT qoft mbi pejgamberin a.s familjen dhe shoket e tij dhe te gjithe besimtaret qka jan gjall dhe te vdekur selam alejkum

  5. MEVLANA
    January 21, 2015 at 11:07 am #

    All-ahu është një dhe Muhammedi a.s është i dërguari i tij Zoti ju bekoft

  6. November 14, 2016 at 2:20 am #

    Remarkable! Itts iin fact remarkable post, І have got mᥙch cⅼear idea about from thiѕ piece ⲟf writing.

Leave a Reply