10:37 pm - Saturday September 23, 2017

Hoxha i shkruan letër personit që ia dëmtoi makinën

Valdet Hoti nga Podujeva ka mbetur i befasuar me atë që i ndodhi një ditë, pasi kishte kryer orarin e punës. Në makinën e tij të dëmtuar, në njërin nga dritaret i kishte lënë një letër.

Kishte qenë hoxha, Mulla Idriz Mehmeti, ai që kishte bërë pa dashje dëmin, ndërsa i kishte shkruar se dëshiron që ta kompensojë atë. Ky lexues i portalit Koha.net, ka treguar ndjenjën e tij pas kësaj ngjarje, sikurse edhe përmbajtjen e letrës.

“Një ditë në qytetin e Podujevës, isha në orar të punës. Pasi erdhi koha e pauzës, me një shok dolëm për të pire kafe. Nga puna deri në qytet erdhëm me veturë, dhe e parkova në një parking publik. Pasi përfundoi pauza, ne u nisem drejt veturës. Aty pash një letër, vendosur në xhamin e përparmë. Në fillim mendova thjesht ndonjë fëmijë…, po kur e lexova, u mahnita. U mahnita ngase behej fjalë për një dëm që më ishte shkaktuar në pjesën e prapme të veturës sime nga një veturë tjetër”, ka treguar për portalin ky lexues. “Në fillim, u ndjeva çuditshëm, jo pse kishte ndodh ai dëm, por se ende ka njerëz me ndërgjegje të pastër”, ka shtuar më pas ai.

Për personin që i kishte dëmtuar makinën kishte mësuar tek pasi e kishte lexuar letrën.
“Kur e lexova letrën e kuptova kush ishte ai person. Bëhej fjalë për një Hoxhë, të cilin nuk e kam njohur asnjëherë, për të cilin nuk kam dëgjuar asnjëherë. Hoxha në fjalë ishte, i nderuari Mulla Idriz Mehmeti, i cili tregoi bujarinë dhe ndërgjegjen e tij të pastër”, ka thënë Hoti, teksa tregon përmbajtjen e letrës.

“Po citoj: I dashtun vella, me pa mundësi me të gjet se kush je, po të njoftoj se të kam bërë një dëm duke kaluar me veturën time. Për përgjegje po e la këtë letër me numrin tim personal, 044 16…….. Askush prej njerëzve nuk me pa por me pa Krijuesi i njerëzimit. Hoxha Idriz Mehmeti”, ka shkruar hoxha në letrën të cilën e ka fotografuar Hoti./ KOHA.net

® Mos i bëj vetëm ‘LIKE’ këtij postimi por SHPËRNDAJE pasi dikush mund të ketë nevojë ta lexoje sot!

Të gjitha të drejtat e rezervuara © freskirinore.com

#SHPËRNDAJE POSTIMIN TA LEXOJNË EDHE TË TJERËT!

Filed in: Postime t'reja

No comments yet.

Leave a Reply