7:37 am - Sunday November 19, 2017

Bilalli në vizitë te Varri i Pejgamberit a.s.

Ibni Asakiri transmeton një ngjarje nga Ebu Derda r.a. menjë sened të mirë, për vizitën e Bilal b. Rebahas që ia bëri Pejgamberit Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme në Medinë. Dihet fakti se pasvdekjes së Pejgamberit Sal-lall-llahualejhi ve sel-leme Bilali kishte shkuar në Sham, respektivisht në një qytezë të quajtur Dareja nëSiri. Në kohën kur Omer b. Hatabi e kishte çliruar Kudsin, Bilali kishte parë një ëndërr në të cilën e kishte parë të Dërguarin e Allahut Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme duke i thënë:

 ” ما هذه الجفوة يا بلال ؟ أما آن لك أنتزورني “

Ç’është tërë kjoftohtësi – zemër ngurtësi o Bilal, a nuk është koha të më vizitosh?” Pas ëndrrës, Bilali u zgjua nga gjumi i frikësuar dhe i shqetësuar dhe menjëherë vendosi të udhëtojë për nëMedinë, për ta vizituar Pejgamberin Alejhis-selam.

Shkoi në Medinë, e vizitoi varrin e Pejgamberit Alejhis-selam duke qarë te varri i tij. Aty i takoi nipat e të Dërguarit të Allahut, djemtë e Aliut r.a., Hasanin dhe Husejnin tëcilët i përqafoi dhe i puthi. Ata kërkuan nga Bilali duke i thënë: “Na ka marrë malli ta dëgjojmë ezanin tëndashtu siç e thërrisje në kohën e Pejgamberit Sal-lall-llahualejhi ve sel-leme.”

Atëherë Bilali u ngjit në vendin e tij ku ngjitej për tathirrur ezanin në kohën e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme, e kur tha: “Allahu ekber,” u dridh e tërë Medina. Kur tha “Eshhedu en lailaheil-lall-llah”, u shtua edhe më shumë dridhja e Medinës. Kur tha: “Eshhedu en-neMuhameden resulull-llah”, dolën gratë nga shtëpitë tyre dhe thanë: “U zgjua Pejgamberi Sal-lall-llahualejhi ve sel-leme.” Nuk mbahet mend ndonjë ditë në historinë e Medinës që të jetë qarë në të më shumë se këtë ditë pas vdekjes së Pejgamberit Sal-lall-llahualejhi ve sel-leme. Disa dijetarë thonë se Bilali asnjëherë nuk ka thirrur ezan pas vdekjes së Pejgamberit Sal-lall-llahualejhi ve sel-leme përveç kësaj dite, pra ditës që e vizitoi Pejgamberin Alejhis-selam. [1]/freskirinore

[1] El-Husejni Sejid Muhamed b.Alevi El-Maliki, Ez-Zijaretun nebevije bejne sherijeti vel bidati, f. 30.

Mr. Taxhedin Bislimi

Pershtati: J.Zimeri                                                                                                         FRESKIRINORE

#SHPËRNDAJE POSTIMIN TA LEXOJNË EDHE TË TJERËT!

Filed in: Postime t'reja

No comments yet.

Leave a Reply