2:05 pm - Wednesday January 17, 2018

Ajredini për FreskiRinore: TË DREJTAT TONA

RASIM AJREDINI

E kanë atë hyjninë supernatyrale, Qeverinë; e cila ka të drejta të cilët njerëzit nuk kanë. Ata lëshojnë komanda dhe nëse nuk i’u nënshtrohesh ti je një mëkatar dhe meriton të dënohesh. Besimtarët, të vërtetit; ata kanë besim të madh në këto rituale të çuditshme: zgjedhje, legjislacione etj. Vishen dhe thonë : “Unë përfaqësoj qeverinë, un mund t’i kërkoj paratë, t’ju udhëheq dhe të lëndoj nëse nuk më nënshtrohesh. Jam duke vepruar në emër të qeverisë e cila ka urdhëresa të quajtura “Ligje” dhe këto “ligje” janë kërcënime për njerëzit. Justifikimi aktual që është i dhëne është : “Ne kemi të drejtën të të sundojmë sepse kështu ke vendosur edhe nëse nuk ke votuar për ne edhe nëse ti na kundërshton për çdo gjë që bëjme.” Në rregull, na “përfaqësojnë”.. NA “PËRFAQËSOJNË” duke bërë gjëra të shumta që ne nuk kemi të drejtën të bëjmë. Na “përfaqësojnë” duke na udhëhequr dhe duke na marrë paratë. Shembull nësë shkoj tek fqinjtë i’a marrë paratë dhe i them “Jam dukë të të përfaqësuar” shumica nga ju e dinë që përgjigja që do të ma kthej është “Çfarë? Mos ke luajtur mëndsh gjë ti?” A nuk e shikoni që aty është një grup personash që lëshojnë kërcënime dhe i quajnë “ligje” dhe bëjnë kërcënime për para dhe e quajnë “tatim” dhe nëse i nënshtrohesh ata dërgojne njerëz me armë në dorë që të të lëndojnë. Me të vërtetë jeni kaq të paaftë që mos ta dalloni veten dhe ato? Njëra nga dhuratat të këtij “religjioni” që njerëzit i dhurojnë është mënyra e përgjigjesh. Thjesht një pytje : “A mund t’i japësh ndokujt ndonjë të drejtë që ti s’e ke?” dhe të gjithë do të përgjigjen “Jo, patjetër që jo” Duhen vetëm edhe disa pytje të tjera që të arrijmë tek pyetja: “Pra, si mund Kongresi t’i merr të drejtat që ti nuk mund?” Është një gjë që janë mësuar të gjithe t’i besojnë, ajo që quhet “autoritet” dhe është e lejuar të bëjë gjëra që njerëzit normal nuk munden dhe se njerëzit e kanë obligim që t’i nënshtrohen deri tek ajo pika ku disa njerëz; që nuk ishin zotëra ose ndonjë gjë të veçantë; shkruajtën një gjë të thjeshtë në letër e quajtën “legjislacion”, bënë rituale të caktuara dhe njerëzit vijnë rreth e rrotull duke thënë “mirë, kjo është ligji” Shumica e njerëzve në kuptim të plotë të fjalës ndjehen fizikisht të parehatshëm dhe frikohen me mendimin që nëse nuk i nënshtrohen ndonjërit me autoritet shkon kundër viteve dhe viteve të programimit dhe sygjerimeve dhe e trajnon mendjen të mendoj se : Nëse bëni si ju thone ju jeni i mirë, ndërsa nëse jo, ju jeni i keq.

Dhe ky është mesazhi i shkollës dhe mesazhi që goditet në kokat e njerëzve . Studentët mësohen pa pushim , çdo ditë të vetme që ata janë në shkollë që masa e virtytit është se sa mirë ju i bindeni autoritetit . Kjo është ajo gjëja e ” Miratimi – mosmiratimi “. Një gjë që ju mësoni në shkollë është : Nëse ju bëni si ju thonë ju merrni aprovimin dhe shpërblim , dhe në qoftë se ju nuk e bëni si ju thonë ju merrni përbuzjen dhe dënimin . Ata do të sigurohen që të gjithë ta dinë që ti je një person i keq , sepse ju nuk bëni si ju thonë. Duke përfshirë edhe policët që me të vërtetë besojnë që ata kanë të drejta për të bërë gjëra që unë dhe ti nuk e kemi. Arsya e vetme që bëjnë atë që bëjne ështe sepse ata besojnë në atuoritet the me të vërtetë besojne se legjislacioni i’u jep çlirim të moralitetit. Kështu që nëse bëjnë ndonjë gjë dhe dikush i’u thotë “Çfarë po bëni ju është gjë e keqe” ata do të përgjigjen “Nuk e bëj unë ligjin, vetëm e forcoj atë. Unë nuk jam përgjegjës për veprimet e mija” dhe me vete mendon se është thjeshtë një vegël e një gjëje të çuditshme të quajtur “qeveri”.

Janë të rritur nga prindërit, shkolla, qeveria, kultura, nga të gjitha mesazhet autoriane që janë të ndërtuara kudo që të mendojnë që bindja është virtyt. Dhe kur e ngrit një kulturë dhe ke një psikopat në krye i cili thot “Le të bëjme gjëra të këqija” njerëzit thonë : “Pra, duhet t’i ndjek urdhërat. Duhet t’i nënshtrohem ligjit. Duhët të bëj atë që më është thënë sepse është virtyt.” dhe atëherë njerëz të mirë marshojnë dhe bëjnë gjëra të këqija. Nuk kujdesem për atë që në krye është një qesharak. Nuk është një kërcënim për njerëzit derisa nuk besojnë në autoritet. Kështu pra, ti je më i frikësuar nga njerëz të thjeshtë dhe je i falenderueshëm ndaj qeverisë. Trego pak, kush të ka marrë para më shumë ndër kërcënime të përdorimit të forces? Sa vrasje janë bërë nga njerëz privat krahasuar me atë se sa vrasje janë bërë nga njerëz duke vepruar në emër të autoritetit ? Nuk i vjen as “në gisht të vogël” Me të vërtetë jemi në një gjumë të thellë por ende e kam atë ndjenjen që një ditë njerëzimi do të ngrihet nga gjumi sepse gënjeshtra kurr nuk mund të jetoj më gjatë se e vërteta. Njerëzia nuk është krijuar të jetë një specie e zbutur të jetë në pronësi të një klase sunduese. Çdo njeri zotëron vetveten, është në krye të vetvetes. Do më kishte pëlqyer shumë të shoh një qytetërim më të moralshëm, më aktual dhe racional në jetën time dhe ne do të arrijmë aty. Herët apo vonë, do të arrijmë aty.

#SHPËRNDAJE POSTIMIN TA LEXOJNË EDHE TË TJERËT!

Filed in: Artikuj

No comments yet.

Leave a Reply