10:35 pm - Monday August 21, 2017

Dënimi i paraparë për mosdhënien e Zeqatit…

Shkruan: Hoxhë Jusuf Zimeri

Personi i cili nuk e jep zeqatin vullnetarisht për pasurinë e cila duket, atëherë nga organi kompetent i tërhiqet vërejtja, e nëse edhe mëtutje vazhdon atëherë ajo pjesë e pasurisë i merret me dhunë. Kurse personat të cilët kanë pasuri dhe jo që vetëm nuk e japin zeqatin por mohojnë obligueshmërinë e zeqatit të tillët konsiderohen Kafira – femohuesë, pabesimtarë. Të tillëve u shpallet luftë derisa të japin zeqatin. Këtë e vërtetonë më së miri rasti kur pas vdekjes së Pejgamberit [Sal-lallahu alejhi ve sel-leme] një grupë muslimanësh refuzuan dhënien e zeqatit duke ia mohuar Ebu Bekrit të drejtën që të tubojë Zeqatin. Qëndrimi i Ebu Bekrit ishte ai i cili u realizua, dhe në këtë rast tha: “Pasha Allahun, do t’i shpalli luftë gjithkujt që bënë dallimin mes namazit dhe zeqatit, Për Zotin, sikur të ma ndalnin edhe një kërpesh deveje që i jepnin Pejgamberit do t`i luftojë për mosdhënien e tij. Pejgamberi ka thënë: “Nuk do ta ndalonin dhënien e zeqatit e të mos goditen me ndalimin e shiut nga qielli, andaj sikur të mos ishin kafshët, nuk do të binte shiu”. Ibni Maxheh
Kurse sa i përket dënimit në jetën e botës tjetër, për ata që nuk e japin zeqatin, Allahu xh.sh. në Kur’anin famëlartë thotë: “Ata të cilët e ruajnë arin dhe argjendin, e nuk e japin për rrugën e Allahut, lajmëroi për një dënim të dhembshëm. Atë ditë kur ajo (pasuri e deponuar) fërgohet në prushin e xhehenemit, e me të lyhen ballët, anët dhe shpina e tyre (e do t’ju thuhet) Kjo është ajo që e depozituat për veten tuaj, pra shijoni atë që e depozitoni.”Et-teuvbe: 34-35
Për dënimet e rënda që do t’i përjetojnë mos dhë¬nësit e zeqatit flasin edhe shumë ajete tjera dhe hadithe të Pejgamberit [Sal-lallahu alejhi ve sel-leme]./freskirinorezekati fitri ramazani

#SHPËRNDAJE POSTIMIN TA LEXOJNË EDHE TË TJERËT!

Filed in: Ramazani

No comments yet.

Leave a Reply