2:12 pm - Wednesday January 17, 2018

Fenomeni ‘Elvis Naçi’

Shkruan: Kreshnik Avdiu

Bashkësia islame e Kosovës duke qenë ndër institucionet më diktatoriale e më të padrejta, me udhëheqësi të prishur dhe me njerëzit më parazitë, papunëtorë e neglizhent ka punësuar dhe mban të punësuar hoxhallarë që s’dijnë mirë as shkrim lexim, e as fjalor s’kanë dhe akoma imitojnë profesorët e tyre ose hoxhallarët e vjetër. Kjo bashkësi ka lejuar të veprojnë hoxhallarë me gjuhë të dhunës e urrejtjes dhe nga neglizhenca e përtacia e kësaj bashkësie ky grup hoxhallarësh u bënë shumicë në media, bënë emisionin e tyre televiziv, depërtuan nëpër xhami, për interesa të udhëheqësve të mallkuar të BIK-ut edhe u punësuan brenda tij dhe instaluan thirrjen në ideologjitë apo teologjizmat e tyre aspak islame dhe populli refuzoi ta përqafon një teologjizëm të tillë.

Njerëzit filluam të bëhen kurreshtarë dhe filluan ta lexojnë kur’anin për ta parë realitetin se cili është ai! Kjo sepse aq thellë u fut ideologjia anti-islame e hoxhallarëve tru-shpërlarë për të cilët personalisht mendoj se janë me mision te prishur anti-islam që Zoti e di nga vijnë, sa që nga aktiviteti i tyre njerëz tanë u vranë në vende të huaja nëpër grupe që nga dora e tyre s’janë të sigurt njerëzit anembanë botës! Një grup i këtyre misionarëve u zbutën por prap mbetën të ndryshëm nga tradicionalët. Vazhdojnë të mbajnë ligjërata që flasin pë vdekjen, varrin, xhehennemin, e të tilla tmerre, sa që njerëzit u lodhën dhe po lodhen tashmë vetëm duke i parë! Pse?! Ç’po ndodh?!

Një teolog i buzëqeshur, i dashur dhe miqësor, i ndershëm e me një gjuhë të bukur nga kryeqendra shqiptare depërtoi thellë në zemrat e shqiptarëve. Ky është Elvis Naçi, hoxha që ndaloi lotët e zemrave të frikësuara, largoi mendimin e keq për Zotin që njerëzit ishin mësuar të ndegjojnë, i bëri njerëzit të falen nga dashuria për Zotin! Largoi gënjeshtrën se kinse e paskan dashur Zotin! Sa e sa njerëz u hapën dhe thanë se përdornin fenë si mekanizëm mbrojtës ndaj veprimeve te veta! Faleshin sepse e shihnin faljen si detyrim të dhunshëm e jo si obligim e nevojë shpirtërore!
Elvisi erdhi dhe hapi sytë tanë! Bota ka nevojë për shumë të tillë! Mjaft u identifikuam si të këqinjë! Le ta dijnë të gjithë se sa të mirë jemi! Të bëhemi të gjithë Elvisa! Ti ftojmë miqtë tanë jasht shtetit në paqe, le ti duan njerëzit fjalët e tona, e mos të ketë frige njeriu nga duart tona! Ne jemi nga burimi i paqes, jetojmë paqe, ia dëshirojmë paqen njëri tjetrit dhe paqësisht dëshirojmë vdesim për ta gjetur paqen e përjetshme! Unë në Kosovë i njo ndoshta 2-3 hoxhallarë që dijnë të thirrin drejt e mirë!

Unë personalisht mendoj që Elvisin e ka ngritur i Madhi Zot dhe neve na e ka sjellë dhuratë për të bërë të interesohemi pë Zotin tonë e për profetin e bekuar që erdhi mëshirë për botët. Nuk erdhi dhunë e mesazh vrasjeje nëpë aeroporte e gjetiu, por erdhi mëshirë. Le ta di bota! Elvisi këtë po e thot! Lum xhemati te xhamia e tabakëve e lum shqiptaria për këtë njeri. Një thirrës i tillë na ka munguar!

Kohën e fundit u paraqitën hoxhallarë që kinse shërojnë magji e medet ç’na gjet, s’dinte njeriu a me i thanë hoxhë a mjek!
I lodhur jam nga gjuha e dhunës e urrejtjes, nga doktorët e fetwave mbi tradhëtitë me kunatin e kunatën, nga hoxhallarët symbyllur e diktatorë, nga bashkësia e horave e pisllëqeve, nga hoxhushat barkmëdhenjë nga bakllavatë e Medinës e nga epshet e poligamisë, nga monstrumët e shekullit 21, miqëve të Izraelit famëkeq!
Paqe, paqe, paqe!

Pershtati/ freskirinore Shkruan: Kreshnik Avdiu

#SHPËRNDAJE POSTIMIN TA LEXOJNË EDHE TË TJERËT!

Filed in: Opinion, Postime t'reja

No comments yet.

Leave a Reply