2:10 pm - Wednesday January 17, 2018

Kur ndonjërit prej jush i vjen dita e Xhuma, le të lahet!

Në ditën e xhuma ka një moment në të cilin nëse muslimanët e kalojnë në namaz, dhe i luten All-llahut [subhanehu ve teala] për nevojat e tyre, All-llahu [subhanehu ve teala] me të vërtetë do t’ua japë. Atëherë Pëjgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tregoi me gishta se kjo kohë ndodhet në një periudhë tejet të shkurtër.”

– Prej veçorive të ditës së xhuma është edhe të përcjellurit e shpeshtë të salavateve Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Thotë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:

“Dita më e zgjedhur e javës është dita e xhuma. Përpiquni që në këtë ditë të më përcjellni sa më shumë salavate ngase ato salavate do të më prezentohen.” Të pranishmit e pyetën: ” O Pejgamber i All-llahut, si do të prezentohet, kur trupi yt atëhere do të jetë i shndërruar në pluhur?” Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: ” All-llahu ia ka ndaluar tokës t’i dëmtojë trupat e pejgamberëve të All-llahut.”
[Ebu Davudi dhe Nesaiu]

#SHPËRNDAJE POSTIMIN TA LEXOJNË EDHE TË TJERËT!

Filed in: Hadithe, Islam

No comments yet.

Leave a Reply