Uji është jetë

Pra 2 atome hidrogjen dhe 1 oksigjen… Kjo formulë, mbase është formula që njihet më shumë në botë… Dhe në të gjithë gjuhët ka të njëjtin kuptim: Ujë

Jemi të sigurt se në të gjitha gjuhët dhe të gjitha kulturat ka një shprehje të ngjashme…

Dimë që gjatë gjithë historisë njerëzore, në rajone të ndryshme të botës uji pranohet si i shenjtë dhe ai është bërë objekt i vjershave, poemave, legjendave dhe tregimeve. Gjithashtu për ujin janë bërë edhe luftëra… Dimë edhe atë që uji është një nga elementet bazë në zhvillimin e civilizimit dhe arritjes së qytetërimeve në ditët e sotme…

Uji është burim i jetesës… Ky fakt është provuar edhe shkencërisht… Në fillim kishte ujë, më pas lindën në tokë gjallesat… Është e mundur që historia botërore të shpjegohet me lidhjen e të gjitha gjallesave, pra njerëzve, bimëve dhe kafshëve me ujin…

Ne, në programin “Uji është jetë” do të mundohemi të shpjegojmë marrëdhënien e njeriut me ujin… Në këtë marrëdhënie nuk mund të mos përmendim dhe bimët e kafshët, prandaj do të ishte më e drejtë të thonim që do të përpiqemi që të shpjegojmë këtë marrëdhënie duke u “fokusuar tek njeriu”…

Le t’ju përcjellim menjëherë një informacion të detajuar:

A e dinit se për një litër qumësht në kuti kartoni që bleni harxhohen 1 mijë litra ujë?

Nga kjo sasi, vetëm 4 litra uji harxhohen si ujë i pijshëm për lopën… Detajet mund ti vazhdojmë: qumështi që është i domosdoshëm për njeriun, uji që pin lopa që prodhon, uji që nevojitet për të prodhuar ushqimet që do të konsumojë lopa, uji që shpenzohet gjatë procesit të paketimit deri në fazën përfundimtare të gatshme për tu shitur, etj…

Në vijim të programit do të japim shpesh detaje të tilla… Thamë që do të shpjegojmë lidhjet që kemi me ujin duke pasur “në fokus njeriun”, por duam të theksojmë se nuk do ti lemë pas dore këto detaje të rëndësishme.

Në këtë pjesë të parë të programit, duam t’ju rikujtojmë disa informacione enciklopedike që i kemi mësuar gjatë arsimimit bazë, por që shumë prej nesh mund ti kenë harruar me kalimin e kohës: Më lart thamë se formula kimike e ujit është H2O… Molekula e ujit përbëhet nga 2 atome hidrogjeni dhe një atom oksigjeni… Dimë gjithashtu se uji është pa erë, pa ngjyrë, pa shije dhe pa ngjyrë…

Uji mund të përmbajë brenda tij erën dhe shijen e substancave të tjera. Nëse nuk jemi të detyruar të pimë ujin që ka erë dhe shije që nuk na pëlqen atëherë mund edhe mos ta pimë… Mund të themi se njerëzit dhe kafshët përgjithësisht ujin e kripur të detit dhe ujin e moçaleve nuk e pëlqejnë… Për të pirë, ne preferojmë ujin që vjen nga mali apo ujin e pastër që vjen nga burimet nëntokësore…

Shija e ujit të burimeve ose ujit mineral, faktikisht është shija e mineraleve të tretura në ujë. E themi edhe një herë; uji i distiluar (i mirëfilltë) nuk ka shije… Edhe ngjyra e ujit mund të ndryshojë në vartësi të substancave apo papastërtisë që ka brenda. Ndërkohë që gëlqerja i jep ujit një ngjyrë gurkali, hekuri dhe minerale të ngjashme e shndërron ujin në ngjyrë të kuqërremë dhe kafe, kurse bakri i jep një ngjyrë blu flake. Myshku (algat) brenda në ujë e tregojnë atë si me ngjyrë jeshile.

Uji është një tretës shumë i mirë për shumë substanca të tretshme. Këto lloj substancash në terminologji quhen “hidrofilike” (hydrophilic)… Kurse substancat që nuk treten në ujë ose nuk bashkohen me ujin si yndyra quhen “hidrofobike”… Në temperaturën 25 gradë celsius që pranohet si kusht normal uji gjendet në gjendje të lëngët… Po nga arsimimi bazë ju e dini që uji në 0 gradë celsius ngrin, kurse në 100 gradë celsius zien. Por avullimi i ujit mund të ndodhë në temperatura të ndryshme… Vetëm 1% e atmosferës përbëhet nga avulli i ujit. Në varësi të kushteve klimatike, ky avull gjendet i shpërndarë në zona të ndryshme të botës…

A e dini se gjendja e ngurtë e ujit, pra kur është i ngrirë, është më e lehtë se gjendja e lëngët e tij?

Vëllimet e të gjitha lëngjeve që dihen zvogëlohen me uljen e temperaturës… Me pakësimin e vëllimit rriten dendësitë e lëngjeve dhe pjesët e ftohta bëhen më të rënda… Por vëllimi i ujit në kundërshtim me të tërë lëngjet që dihen, zvogëlohet deri sa temperatura bie në një nivel të caktuar, pra në 4 gradë celsius… dhe më vonë vëllimi fillon të rritet përsëri… Kurse kur uji ngrin, vëllimi i tij është më i madh se sa kur është i lëngshëm, si rrjedhim, gjendja e ngurtë e ujit është më e lehtë se sa gjendja e lëngshme. Kjo është arsyeja që akulli nuk fundoset në ujë, por mbetet në sipërfaqe. Kjo veçori e ujit jep mundësinë që të vazhdojë jeta në ujë në muajt e dimrit ose në zonat që janë gjithmonë të ftohta.

Sipërfaqja e detit, lumit dhe liqenit ngrin, por ngaqë akulli qëndron në pjesën e sipërme, gjallesat që jetojnë brenda në ujë mund të vazhdojnë të jetojnë…

Aftësia e ujit për të përcjellë nxehtësinë është 4 herë më e madhe se ajo e lëngjeve të tjera që dihen. Kurse përcjellja e nxehtësisë prej akullit apo borës është e pakët. Akulli ia përcjell shumë pak ftohtësinë e ajrit shtresës së ujit që gjendet nën të. Kështu që edhe nëse atmosfera është nën 50 gradë celsius, akulli mbi det nuk e kalon trashësinë 1-2 metra… Falë kësaj fokat, pinguinët dhe kafshët e tjera të polit mund të çajnë akullin dhe të arrijnë ujin poshtë akullit.

Duke thënë “Uji është jetë” ne pohojmë të vërtetën më të thjeshtë… Uji është burimi natyror më i rëndësishëm i të gjitha gjallesave… Sot, në shumë fusha si përdorimi i ujit nga njeriu, zhvillimi ekonomik, prodhimi i energjisë, siguria kombëtare etj ka diskutime në lidhje me ujin… Me rritjen e kërkesës për ujë si pasojë e shtimit të popullsisë, janë përhapur dhe kanë arritur dimensione serioze përpjekjet dhe konfliktet në ekonomi, dhe në temat e mjedisit … Burimet e ujit përballen me probleme shumë të rëndësishme…

Në serialin e programit “Uji është jetë”, do përpiqemi të vlerësojmë të tëra këto diskutime. Gjithashtu do të flasim edhe për marrëdhëniet e Turqisë dhe shoqërisë turke me ujin.

Uji është jetë… Kjo e vërtetë na del përpara gjatë gjithë jetës dhe në mënyrë të dukshme… Por shumë herë vazhdojmë jetën pa e vënë re këtë gjë… Në përpjekjet që bëjmë për të kuptuar dhe shpjeguar realitetin se uji është burimi i jetës, sot rëndësinë e ujit, do të mundohemi t’ua sqarojmë duke ju përcjellë të dhëna që kanë të bëjnë kryesisht me shëndetin e njeriut…

Uji është komponenti më i rëndësishëm në organet, indet dhe nyjet e trupit të njeriut… 75% e një trupi të shëndetshëm përbëhet nga uji… Shpërndarja e ujit në trup tregon më qartë rëndësinë e tij jetësore. 85% e trurit, 90% e gjakut, 75% të muskujve, 82% të veshkave dhe 22% të kockave përbëhen nga uji…

Një person i rritur, humb 2.5 litra ujë në ditë nëpërmjet rrugës së djersitjes, urinimit dhe të frymëmarrjes… Specialistët bëjnë të ditur se një njeri normal duhet të konsumojë 6-8 gota ujë në ditë për të marrë sasinë e nevojshme të ujit që humbet trupi… Nëse trupi nuk merr sasinë e duhur të lëngjeve atëherë qelizat fillojnë të marrin lëngje nga sistemi i qarkullimit, pra i gjakut; dhe kjo shkakton sforcim të zemrës… Veshkat e një trupi që ka nevojë për lëngje nuk punojnë rregullisht… Në një situatë të tillë, funksionin e veshkave e sipërmarrin mëlçia dhe organet e tjera… Në një trup që nuk merr sasinë e duhur të lëngjeve, krahas problemeve që përmendëm edhe pak më lart, shfaqen edhe probleme të tjera shëndetësore si kapsllëku, tharja dhe kruarja e lëkurës, puçrrat, gjakderdhja nga hundët, infeksion në rrugët urinare, kolla, rrufa, sinoziti dhe dhimbja e kokës…

Specialistët e shëndetit kanë studiuar problemet shëndetësore që shkaktohen në trup nga humbja e lëngjeve dhe kanë nxjerrë një tablo në bazë të përqindjeve…

Rezultatet e mundshme të humbjes së ujit në përpjesëtim me peshën e trupit janë si më poshtë; • Kur humbim 1 për qind ujë të peshës së trupit, ndjejmë etje, çrregullohet temperatura e trupit dhe na bie performanca. • Kur humbim 2 për qind ujë të peshës së trupit shkaktohet rritja e temperaturës së trupit dhe shtohet ndjesia e etjes. • Kur humbim 3 për qind ujë të peshës së trupit, shkaktohet prishja në shkallë më të gjerë të temperaturës së trupit dhe ndihet etje të tepruar. • në 4 për qind humbje, bie 20-30 për qind rezistenca fizike. • në 5 për qind humbje, ndjejmë dhimbje koke dhe lodhje, • në 6 për qind humbje, ndjejmë ligësi dhe të dridhura, • në 7 për qind humbje, bie vilani, • në 10 për qind humbje kemi humbje të koshiencës,, • në 11 për qind humbje kemi vdekje të mundëshme, • Kurse kur humbim 12% ujë të peshës së trupit, ekspertët bëjnë të ditur se njeriu përballet me vdekjen e sigurt …

E përsërisim edhe një herë, informacionet e lartpërmendura nuk janë për të tëra gjallesat, por vetëm për njeriun… Psh, deveja, që është një kafshë shkretëtire, mund të vazhdojë të jetojë edhe kur humbja e ujit arrin në 40 %…

Në këtë serial programesh, në fillim ju folëm për rëndësinë që ka uji për shëndetin e njeriut dhe lidhjen e ujit me trupin e njeriut… Kurse tani me qëllim që të tregojmë lidhjen e ujit me botën, po ju përcjellim disa shifra. 70% e rruzullit tokësor përbëhet nga oqeanet dhe detet…

Shkrimtari i famshëm fantastiko-shkencor Arthur C. Clarke duke u bazuar tek kjo e vërtetë, mbron teorinë se kur bëhet fjalë për botën nuk duhet thënë “sipërfaqja tokësore” por oqean…

Shkencëtarët kanë kërkuar përgjigje për pyetjen “Nga ka ardhur ky ujë?”… Ka diskutime dhe të dhëna shkencore plot detaje të ngatërruara dhe të gjata që kanë nisur që me procesin e krijimit të tokës e kanë vazhduar deri në ditët tona… Pa hyrë në diskutime mund të themi se 97% e ujit që gjendet në botë përbëhet nga uji i kripur i oqeaneve dhe deteve…3/4 e 3% të ujit të ëmbël përbëhet nga akujt në pole… kurse ¼ e përbëjnë ujërat nëntokësore, të lumenjve dhe liqeneve … Tani po ju bëjmë të ditur një realitet më tronditës:

Nga 3% e ujit të ëmbël vetëm 1% ka cilësinë e ujit të pijshëm. Pra nga 3 mijë e 334 gota uji vetëm 1 gotë uji është i pijshëm…

Le të vazhdojmë të japim informata që do të shqetësoheni kur ti dëgjoni ose të paktën nuk do tju pëlqejë që ti dëgjoni… Sigurisht që qëllimi ynë nuk është që tju shqetësojmë por duhet të sensibilizojmë opinionin që gjithkush të kuptojë rëndësinë e situatës pa qenë tepër vonë dhe të fillojë të bëjë diçka nëse ka mundësi… – Gjatë një viti, konsumi i ujit në botë për një person është mesatarisht 800 metra kub. – Në shekullin e fundit popullsia e botës është dyfishuar, kurse konsumi i ujit është gjashtëfishuar. – 40 për qind e popullsisë së botës, vuan nga mungesa e ujit … – Çdo vit Rreth 2 miliardë e 200 milionë njerëz dhe çdo 8 sekonda një fëmijë vdesin nga sëmundje të shkaktuara nga ujërat e ndotura. – Pjesa më e madhe e viktimave të ujit të ndotur janë në vendet në zhvillim. 1 miliardë e 200 milion njerëz nuk mund të gjejnë ujë të pastër për të pirë… – Një e treta e popullsisë botërore, nuk ka sistem për pastrimin e ujit. – Në vendet në zhvillim, 70% e mbeturinave industriale dhe 90% e ujërave të kanalizimeve përzien me ujrat e burimeve nëntokësore, pra uji i pastër ndotet me shpejtësi … Mesatarisht 2 milionë ton mbeturina çdo ditë derdhen në lumenj, liqene dhe përrenj. 1 litër ujë i pisët ndot 8 litra ujë të pastër. – 70% e tokës bujqësore në botë kërcënohet për tu bërë shkretëtirë.

Burime të ndryshme japin të dhëna të ndryshme mbi shpërndarjen e konsumimit të ujit në botë sipas sektorëve… Por shifrat mesatare janë: 70% e konsumimit të ujit harxhohet në bujqësi për të vaditur, 22% në industri dhe rreth 8% si ujë i pijshëm dhe ujë që përdoret për nevojat e njeriut… Kurse në Evropë 33% e konsumimit të ujit përdoret në industri, 51% në bujqësi për të vaditur dhe rreth 16% si uji i pishëm dhe për nevojat e njeriut.

Uji mbase për këtë moment është burimi më i vyer që kemi… Vlera të tilla që na vijnë menjëherë në mendje dhe që na duken të pazëvendësueshme si nafta dhe floriri nuk kanë asnjë kuptim po nuk pati ujë…

One Response to Uji është jetë

  1. denis-bosi says:

    une te du une te dua ti je vec per mu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

REKLAMOHU KËTU...