7:27 am - Sunday October 22, 2017

Emrat e ditës së Kijametit…

Allahu i Madhëruar këtë ditë e përmend në Kuran me emra të ndryshëm. Më poshtë do të përmendim disa prej këtyre emrave të shoqëruar me argumentin përkatës:
1 – Ora. Allahu i Lartësuar thotë: “Ora me siguri ka për të ardhur dhe në të nuk ka kurrëfarë dyshimi.” (Gafir; 59.)
2 – Dita e Ringjalljes. Allahu thotë: “Ju me të vërtetë keni qëndruar aq sa ju ka caktuar Allahu në Libër – deri në Ditën e Ringjalljes, – e ja kjo është Dita e Ringjalljes, por ju nuk e keni ditur.” (Rrum; 56.)

3 – Dita e Gjykimit. Allahu thotë: “Sunduesi i Ditës së Gjykimit.” (Fatiha; 3.)

4 – Dita e Pikëllimit. Allahu thotë: “Paralajmëroji ata (o Muhamed) për Ditën e Pikëllimit.” (Merjem; 39.)

5 – Banesa e Fundit. Allahu i Lartësuar thotë: “Banesa e Fundit, ajo është jeta, sikur ta dinin.” (Ankebut; 64)

6 – Dita kur njerëzit i thërrasin njëri-tjetrit. Allahu thotë: “O populli im, unë i druhem vërtet Ditës, kur do të thërrisni njëri-tjetrin.” (Gafir; 32)

7 – Banesa e Përhershme. Allahu thotë: “O populli im! Në të vërtetë, jeta e kësaj bote është vetëm kënaqësi e përkohshme, ndërsa Jeta Tjetër është banesa e përhershme.” (Gafir; 39.)

8 – Dita e Ndarjes. Allahu i Madhëruar thotë: “Kjo është Dita e Ndarjes të cilën ju e përgënjeshtronit.” (Safat; 21.)

9 – Dita e Mbledhjes. Allahu xhele shanuhu thotë: “…e të paralajmërosh Ditën e Mbledhjes, për të cilën nuk ka dyshim.” (Shura; 7.)

10 – Dita e Llogarisë. Allahu thotë: “Kjo ju është premtuar për Ditën e Llogarisë.” (Sad; 53.)

11 – Dita e Kërcënimit. Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe do të fryhet në Sur – kjo është Dita e Kërcënimit.” (Kaf; 20.)

12 – Dita e Amshimit. Allahu xh.sh. thotë: “Hyni në të (Xhenet) me paqe e siguri. Kjo është Dita e Amshimit!” (Kaf; 34.)

13 – Dita e Daljes. Allahu thotë: “Ditën, kur ata do ta dëgjojnë thirrjen e vërtetë, ajo do të jetë Dita e Daljes (ringjalljes).” (Kaf; 42.)

14 – Ngjarja. Allahu i Madhëruar thotë: “Kur të ndodhë Ngjarja (Kijameti).” (Uakia; 1.)
15 – E vërteta e pashmangshme. Allahu thotë: “E Vërteta e pashmangshme! Ç’është e Vërteta e pashmangshme? E kush do të ta shpjegojë ty se ç’është e Vërteta e pashmangshme?” (Hakka; 1,2,3.)
16 – Gjëma më e madhe. Allahu thotë: “Kur të arrijë gjëma më e madhe.” (Naziat; 34.)
17 – Ushtima. Allahu thotë: “Por, kur të vijë Ushtima…” (Abese; 33.)
18 – E Afërmja. Allahu i lartësuar thotë: “E Afërmja (Kijameti) është afruar.” (Nexhm: 57.)
19 – Gjëmimi. Allahu thotë: “Gjëmimi i tmerrshëm! Ç’është gjëmimi i tmerrshëm? Kush mund të ta shpjegojë ty se çfarë është gjëmimi i tmerrshëm?” (Karri`a; 1,2,3.)

 

#SHPËRNDAJE POSTIMIN TA LEXOJNË EDHE TË TJERËT!

Filed in: Gjëra interesante, Islam

No comments yet.

Leave a Reply