2:45 am - Saturday June 24, 2017

Somali: Hapet xhamia me emrin e hoxhës shqiptar Jakup Asipi (FOTO)

Xhamia është ndërtuar në kryeqytetin e Somalisë Mogadishë, dhe do të mbajë emrin e hoxhës së mirënjohur nga rajoni i Kumanovës Jakup Asipi.

Javën e kaluar në Somali u bë përurimi i një xhamie të re të cilën publikisht e hapi zëvendës kryeministri i qeverisë së Turqisë Bekir Bozdagiavën.

Xhamia është në gjendje që t’i përfshijë 450 persona kurse u ndërtuar me ndihmën e Fondacionit turk IHH.

Në këtë ceremoni morën pjesë një numër i madh i zyrtarëve turq dhe ambasadori turk në Somali Kani Korun, zv. drejtoi i IHH Murat Kavakdan, kryetari i Agjencisë turke për bashkëpunim dhe zhvillim TIKA dhe zyrtarë tjerë të Gjysmëhënës së kuqe të Turqisë dhe zyrtarë tjerë.

Ky fondacion vite me radhë është përkushtuar për ndihmë këtij shteti dhe rajoni Afrikan. Ndihmat dhe përkushtimet u shtuan sidomos pas thatësirës së madhe që e kaploi këtë vend.

Përveç kësaj xhamie IHH ka kontribuuar edhe ne sferën e jetimëve me të cilët bashkëpunon 10 vite të tëra. Vlen të përmendet edhe jetimorja më e madhe në këtë rajon që është hapur nga ky fondacion humanitarë, por edhe ndërtimi i disa shtëpive për jetimët në pjesën veriore në fshatin Shebelle Jamao./freskirinore/

Filed in: Informim, jakup asipi

No comments yet.

Leave a Reply