12:02 am - Friday April 28, 2017

Nëna e 7 fëmijëve që ruan prej dy dekadash Xhaminë e Profetit Ibrahim

Emine el-Kadi është një roje besnike e xhamisë së Profetit Ibrahim në qytetin El-Khalil në Bregun Perëndimor.

Kujdesin për xhaminë e konsideron si detyrë dhe obligim tashmë 22 vite. Në bisedë për AA, 51-vjeçarja ka shprehur lumturinë dhe nderin që ka për detyrë të ruaj vendin ku ndodhen varret e Profetit Isak dhe Jakub.

“Këtë e bëj për 22 vjet. Intensivisht bëj kërkime në burimet islame në lidhje me këtë xhami për t’u dhënë vizitorëve sa më shumë informacion”, tha Kadi, një nënë e shtatë fëmijëve.
Sponsored by Revcontent
Rich Couple from Macedonia Are Now World Travelers After Watching This Video

Ajo rikujtoi se hebrenjtë në vitin 1994 pushtuan pjesën më të madhe të xhamisë.

“Jam krenare që punoj këtu. Kjo është, nga njëra anë edhe si obligim fetar. Jam shpirtërisht e lidhur me këtë punë. Falem, por edhe e shfrytëzoj kohën për të mësuar”, tha Kadi.

Turistët që vijnë për të vizituar xhaminë duhet të kalojnë pikat e kontrollit izraelit. Ajo tregon për konfliktet e shpeshta të palestinezëve dhe izraelitëve të cilat kryesisht përfundojnë me vdekjen e ndonjë palestinezi.FRESKIRINORE/

Filed in: Islamistike

No comments yet.

Leave a Reply