12:10 am - Friday April 28, 2017

Mos e lini qumështin te dera e frigoriferit, rrezikoni shumë

Të zgjedhurit me kujdes të ushqimeve që ne konsumojmë, nuk është e mjaftueshme. Ndoshta nuk ju kishte shkuar në mendje, por edhe vendosja e tyre në frigorifer ka një rëndësi të madhe, shkruan Revista Class.

Shumica prej nesh qumështin zakonisht e vendosim në derën e frigoriferit. Do mendoni se ku qëndron problemi? Vendosja e qumështit në derën e frigoriferit, mund’ju kushtojë shumë.

Të paktën kështu sugjeron “Good Housekeeping”, e cila shkruan se mosorganizimi i mirë i ushqimeve në frigorifer, mund të na helmojë.

Konkretisht, dera është pjesa më e ngrohtë e frigoriferit, prandaj mundësia që qumështi të prishet është më e madhe.

Kështu, sugjerohet që qumështi të mbahet në pjesën e poshtme, ose të mesme të rafteve të frigoriferit, pasi janë më të ftohta.

Filed in: Postime t'reja

No comments yet.

Leave a Reply