12:12 pm - Tuesday October 24, 2017

Ndërron jetë hfz. Faruddin Ibraimi nga fsh. Vrapçisht

Ndërron jetë njëri nga hafizët më të vjetër të rrethit të Gostivarit hfz. Faruddin Ibraimi nga fsh. Vrapçisht

Varrimi do të bëhet nesër me namazin e drekës, njofton tv Globi,raporton freskirinore.

Ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare hafiz Faruddin Ibraimi nga fshati Vrapçisht. Ibraimi gjatë gjithë jetës së tij i shërbeu Islamit. 30 vite me rradhë këndoi Kur’an në Xhaminë e Sahatit në Gostivar dhe në Bosnjë e Hercegovinë. Njihet si hafiz i cili ka nxjerrur gjenerata nxënësish në leximin e Kur’anit për shumë vite me rradhë.Ka qenë një ndër hafizët më të vjetër në rrethinën e Gostivarit. Jetoi dhe veproi në vendin ku edhe kishte lindur ne vitin 1936 në fshatin Vrapçisht. Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër me namazin e drekës në varrezat e fshatit Vrapçisht, njofton freskirinore.

Portali Freskirinore ju rikujton 3 video incizime ku hafizi rahmetliu Faruddin na dha leje per ta incizu LIVE (para 3 viteve)….
Allahu e mëshiroft në Xhennet me të na takoft.
LINKU: video 1    VIDEO2   VIDEO3
#SHPËRNDAJE POSTIMIN TA LEXOJNË EDHE TË TJERËT!

Filed in: Informim, Postime t'reja, Video

Comments are closed.