7:31 am - Sunday November 19, 2017

Disa lutje për netet e fundit të Ramazanit

1. Ja Allah më dhuro sukses në ahiret, siguri nga zjarri dhe më mundëso hyrjen në Xhenetul Firdews

  1. Ja Allah më bëj mua dhe familjen nga të djathtit, nga ata që do marrin librin e veprave në dorën e djathtë.

  2. Ja Allah, Më jep një vdekje të bekuar. Më lejo të shqiptojë shehadetin gjatë vdekjes. Më mundëso ndërmjetësimin e Profetit Muhamed saws.

  3. Ja Allah më mundëso shoqërinë e Profetit Muhamed (as), familjes së tij, dhe sahabëve në Xhenetul Firdews.

  4. Ja Allah shpëtojë miqtë e mi jo-mysliman nga zjarri, udhëzojë ata në Islam.

  5. Ja Allah, më bashko në Xhenetul Firdews me ata që i dua për Ty.

  6. Ja Rabb, të lus që të përsosesh fenë time dhe adhurimin tim.

  7. Ja Allah pranojë veprat e mia, me shto shpërblimet dhe mëshirën Tënde. Pastro mëkatet e mia dhe m’i fal ato plotësisht. Lësho mëshirën tënde mbi mua dhe më shpëto nga turpërimi në Ditën e Llogarisë.

  8. Ja Allah, kur të vdes, mundëso që shpirti im dhe veprat e mija të jenë me Ilijin.

  9. Ja Allah më jep mua, prindërve të mijë, familjes dhe fëmijëve udhëzim, qëndrueshmëri në fe dhe Iman.

  10. Ja Allah, me bëje nga të ata qe Ti i dashuron, i fal dhe i vendos nen hije ditën kur nuk ka hije, pervec hijes se arshit Tend .

  11. O Zoti im, më shto Jekinin dhe Tevekulin në Ty, le të mos ketë dyshimi vend në besimin tim në Njëshmërinë Tënde, Madhërinë dhe Fuqinë Tënde .

  12. Ja Allah më shto dashurinë time për Ty dhe Profetin tend Muhamedin (as).

  13. Ja Allah më fal dhe shtoi bekimet dhe begatit e Tuaja

  14. Ja Allah më udhezo për më shumë mundësi për të bërë mirë duke kërkuar kënaqësinë tënde.

  15. Ja Rabb, pastro synimet e mia, le te jene ato vetëm per Ty, dhe mos lejo syfaqesi ne mua ose qe të krenohem në lajthitje, me shpëto nga arroganca, krenaria e gabuar,,,,

  16. O Krijuesi dhe Furnizuesi im, mos më lë vetëm. Më beko me një bashkëshort/e të drejtë dhe fëmijë të cilët do të jenë freski e syve të mi.

  17. O Zoti im, më bëjë prej atyre që janë të durueshëm dhe të bindur ndaj Teje dhe prindërve.

  18. Më shpëto nga fitneja e Dexhallit.

  19. Më shpëto nga dënimi i varrit dhe dënimet e zjarrit të Xhehennemit.

  20. Ja Allah, më shto dhënien e Sadakas.

  21. Ja Allah, më beko me shëndet të mirë, kështu që unë të mund të bëjë sexhde me lehtësi deri në ditën kur të vdes.

  22. Ja Allah, më mbrojë mua dhe umetin musliman kundër shtypësve të ligë, na shpëto nga fitnet në këtë botë dhe na jep lehtësi në kohën kur do të gjykohemi.

  23. Zoti im, më beko me të mira në këtë botë, më të mirë në botën tjetër dhe më shpëto nga zjarri. Unë me të vërtetë kam nevojë për të mëshirën Tënde .

  24. Ja Allah më mundëso të jem mirënjohjes ndaj Teje.

  25. O Zoti im, më ruaj nga hipokrizia.

#SHPËRNDAJE POSTIMIN TA LEXOJNË EDHE TË TJERËT!

Filed in: Postime t'reja, Ramazani

No comments yet.

Leave a Reply