7:31 am - Sunday November 19, 2017

Shtrohet iftari i pestë tradicional për banorët e f.Dobërdoll, organizator Xhamia e Vjetër

Shtrohet iftari i pestë tradicional për banorët e f.Dobërdoll, organizator Xhamia e Vjetër, ku imam i xhamisë është hoxha i nderuar Mr.Hamit Shabani.

Ky iftar organizohet për të pestën herë me rradhë, edhe këtë vit morrën pjesë, Muftiu i Gostivarit Hfz. Shaqir ef. Fetahu i shoqëruar nga referenti Mallzim ef. Zendeli .

Muftiu ef. Fetahu mbajti një fjalë rasti ku i përshëndeti të pranishmit e në mesin e tyre imamët e këtij fshati, Ministri i Drejtësisë z. Bilen Saliu, z. Ekrem Zendeli e shumë mysafirë e të ftuar.

Poashtu në këtë natë u kënduan disa ilahi të shoqëruar nga këto zëra: Venhar Bajrami-medresant, Bujamin Bajram dhe Fikret Dauti.

Iftari u organizua në natën e 27 të muajit Ramazan, poashtu ky vendbanim veçmë e mban edhe kuizin e diturisë LEXO, përcjell freskirinore.com

Ndërkohë portali freskirinore do publikojë edhe fituesin e Kuizit të Diturisë Lexo.

Më poshtë ju sjellim edhe disa nga fotot e publikuara nga vetë banorët e fshatit.

freskirinore.com✔

#SHPËRNDAJE POSTIMIN TA LEXOJNË EDHE TË TJERËT!

Filed in: Postime t'reja, Ramazani

No comments yet.

Leave a Reply