9:40 am - Monday July 24, 2017

10 gratë muslimane që lanë gjurmë në histori (FOTO)

Përkundër bindjeve të shpeshta se gratë myslimane “nuk paskan pasur rol” në zhvillimet shoqërore, historia është e mbushur me fakte se ato kanë shërbyer si udhëheqëse revolucionare dhe heroike.

Në vitet e fundit, për shkak të klimës globale socio-politike, fjala “grua muslimane” mund të sjellë një imazh të një gruaje të fshehur prapa burkas së saj. Megjithatë, ky imazh nuk është ai që regjistron historia jonë, e as ajo që e pasqyron të tashmen tonë.

Për shembull, kryeministret e Bangladeshit (Shejh Hasina Wazed) dhe Malit (Cissé Mariam Kaidama Sidibé) janë gra muslimane.

Që nga viti 1988, vende myslimane si Bangladeshi, Indonezia, Mali, Pakistani, Kosova, Kirgistani, Senegali dhe Turqia janë udhëhequr, në një moment apo në një tjetër nga një presidente ose kryeministre grua.

Krahasojeni këtë me Hillary Clinton, e cila bëri një luftë të madhe për të hyrë në presidencë, dhe nuk arriti. Tani, dëgjojeni deklaratën e saj: “Unë jam një grua dhe, si miliona gra, e di se ka ende pengesa dhe paragjykime. Unë dua të ndërtojmë një Amerikë që respekton dhe përqafon potencialin e çdonjërit prej nesh “.

Pra, në shekullin XXI një grua pretendente për presidente të SHBA-ve e pranon se ka pengesa… Si thoni t’u tregojmë për dhjetë gra që në shekujt e kaluar nuk donin të dinin për ato pengesa dhe bënë c’duhej bërë për shoqërinë e tyre.

Disa nga këto gra janë burgosur, përqeshur e përbuzur për aktivitetin e tyre; Megjithatë, forca dhe besimi i tyre vazhduan gjithmonë. Gratë e mëposhtme janë 10 të jashtëzakonshme muslimane kanë shkatërruar paragjykimet, dhe kanë lënë gjurmë dhe shembull.

  1. Nusayba bint Ka’b Al-Ansariyah – Viti 634

Nusayba ishte një nga avokatet e para për të drejtat e grave muslimane.

Ajo njihet veçanërisht për shkak se e pyeti Profetin Muhamed (a.s): “Pse Zoti u drejtohet vetëm burrave (në Kuran)?” Pas kësaj bisede, Zoti shpalli atë që ne e njohim si Sureja 33, ajeti 35, që përmend se gratë mund të arrijnë çdo cilësi të cilën e kanë edhe burrat. Ajeti gjithashtu sqaroi përfundimisht se gratë qëndrojnë në të njëjtin nivel shpirtëror si burrat. Kështu, Nusayba u pa si një vizionare që e tejkalonte brezin e vet.

2.Rab’ia al-Adawiyya (Irak, 717-801

Rabia ishte një grua e muslimane që jetoi në shekullin e tetë, dhe ishte e njihur për shkrimet e saj që mahnisnin të tjetët. Ajo shkroi librin që sot njihet si “doktrinë sufiste”, libër i cili quhet “Dashuria Hyjnore”.

Rabia vinte nga një familje e varfër, mbeti jetime në moshë të re dhe përfundimisht përfundoi si shërbëtore. Një natë, ndërkohë që i zoti i shtëpisë ku ajo jetonte e pa atë duke u lutur gjithë natën, e liroi nga shtëpia dhe ajo ishte e lirë.

Kur u pyet përse ajo ecte nëpër rrugë me një kovë uji në njërën dorë dhe një qiri të ndezur në tjetrën, ajo u përgjigj: “Unë dua t’i vë dritë qiellit me këtë flakë dhe ta shuaj zjarrin e ferrit me këtë ujë. Rabia konsiderohet si më e rëndësishmja nga poetët e hershëm sufistë.

3. Fatima al-Fihri, Marok, 880

Fatima ishte themeluesja i universitetit më të vjetër në botë (foto). Pas trashëgimit të një pasurie të madhe, ajo donte t’i shpenzonte paratë e saj për punë të devotshme nga e cila do të përfitonte komuniteti. Kështu, me pasurinë e saj ajo ndërtoi xhaminë/mësonjëtoren Al Qarawiyyin. Nga shekulli 10 deri në shekullin e 12-të, xhamia u zhvillua në një universitet – Universiteti Al Qarawiyyin. Sot, Libri i Rekordeve Botërore të Guinness dhe UNESCO e njohin këtë universitet si institucioni më i vjetër i arsimit të lartë në botë.

4. Sultan Raziyya (India, 1205-1240)
Sulltanesha Raziyya ishte Sulltanesha e Delhit nga viti 1236 deri në vitin 1240. Ajo nuk pranoi të quhej si Sulltaneshë, sepse ashtu nënkuptonte “gruaja ose mësuese e një sulltani” dhe u quajt thjeshtë “Sulltan”.
Teksa ajo e forcoi pozicionin e saj, ajo besonte se përshtatja e një imazhi mashkullor do ta ndihmonte të mbante kontrollin. Kështu ajo u vesh si një burrë dhe mbante çallmë, pantallona, pallto e shpatë. Në kundërshtim me zakonin, ajo u shfaq në publik. Sulltan Raziyya ishte i njohur për besimin e saj se fryma e fesë është më e rëndësishme se sa vet trupi i  saj. Ajo krijoi shkolla, akademi, qendra për kërkime dhe biblioteka publike. Fotografia e mëposhtme është varri i saj.

  1. Nana Asma’u (Nigeri, 1793-1864)


Nana ishte një princeshë, poete dhe mësuese. Ajo fliste rrjedhshëm arabisht, greqisht dhe latinisht. Në vitin 1830, ajo formoi një grup mësuesesh femra që udhëtuan në të gjithë rajonin për të edukuar gratë në zonat e varfra dhe rurale. Me ripublikimin e veprave të saj, që nënvizojnë edukimin e grave, ajo është bërë një pikë e përafrimit për gratë afrikane. Sot, në Nigerinë e Veriut, organizatat e grave, shkollat dhe sallat e takimeve shpesh emërohen në nder të saj.

7. Laleh Bakhtiar (SHBA, 1938)

Përkthimi i Kur’anit famëlartë nga zonja Laleh është përkthimi i parë i Kuranit në Anglisht nga një grua amerikane. Përkthimi i saj përfshin kuptime alternative për terma arabë që janë të paqartë. Veçanërisht, përkthimi i saj i kapitullit 4, vargu 34, ka fituar shumë vëmendje. Ajo përkthen fjalën arabe daraba si “të largoj” në vend të “rrahjë ose “godet”. Përkthimi i saj përdoret në shumë xhami dhe universitete.

8. Shirin Ebadi (Iran, 1947)

Në vitin 2003, Shirin u bë gruaja e parë muslimane që ka marrë çmimin Nobel për Paqe.

Si gjyqtare në Iran, ajo ishte gruaja e parë që arriti statusin e Kryetares së Gjykatës. Megjithatë, ajo u shkarkua nga ky pozicion pas Revolucionit të vitit 1979. Si avokate, Shirin është arrestuar shumë herë. Aktivizmi i saj është bazuar në pikëpamjen e saj se “I vetmi interpretim i drejtë fetar islam është ai që është në harmoni me barazinë dhe demokracinë. Nuk është feja ajo që lidhë femrat, por diktaturat e tyre që dëshirojnë që femrat të mbyllen”.

  1. Daisy Khan (SHBA, 1958-Present)

Image result for daisy khan

Në vitin 2005, Daisy themeloi Iniciativën Islame të Grave për Spiritualitet dhe Barazi (WISE). Ne ate kohe, kjo ishte lëvizja e vetme kohezive globale e grave muslimane anembanë botës. Edhe sot, iniciativa e saj që punon për të kërkuar të drejtat e grave në Islam, duke përdorur një kuadro të bazuar në të drejtat e njeriut dhe të drejtësisë shoqërore.

Më tej, në vitin 2008, Daisy drejtoi krijimin e Këshillit Shura të Grave Muslimane Botërore, e cila përbëhet nga studiues të shquar muslimanë, aktivistë dhe avokatë nga 26 vende. Deklaratat e Këshillit kanë informuar shumë kurrikula universitare dhe opinione juridike. Daisy shihet si një zë i besueshëm, human dhe i barabartë brenda bashkësisë muslimane globale.

10. Anousheh Ansari (USA, 1966-Present)

Related image

Në vitin 2006, Anousheh u bë gruaja e parë muslimane që udhëtoi për në hapësirë. Kur u pyet se cfarë ishte mesazhi i saj, ajo tha, “Unë shpresoj të frymëzoj të gjithë – sidomos të rinjtë, gratë dhe vajzat e reja në të gjithë botën, e posacërisht në vendet e Lindjes së Mesme, ku grave nuk i ipen të njëjtat mundësi si burrave. Shpresoj që ato të mos heqin dorë nga ëndrrat e tyre dhe t’i ndjekin ato … Ndonjëherë mund të duket e pamundur për ta, por unë besoj se mund të realizojnë ëndrrat e tyre nëse ato i mbajnë në zemër dhe i ushqejnë ato…” /MESAZHI/

Filed in: Postime t'reja

No comments yet.

Leave a Reply