10:40 pm - Saturday September 23, 2017

Benjami ishte po aq i dashur dhe i vlefshëm ashtu si Benjamini për hazreti Jakubin.

Dhimbje dhe krenari

“Dhe, nëse dikush shpëton një jetë, është sikur të ketë shpëtuar jetën e gjithë njerëzimit.” (Maide, 5:32) E nderuara familje e Benjaminit! E kuptoj se Benjamin për ju ishte po aq i dashur dhe i vlefshëm ashtu si Benjamini për hazreti Jakubin, shkruan Adnan A, përcjellë freskirinore. Aq e madhe ishte dhimbja e tij sa që u vërbua nga lotët, por më e madhe se dhimbja ishte krenaria për Benjaminin. Uroj dhe shpresoj se edhe në rastin tuaj krenaria të ngadhënjejë mbi dhimbjen, sepse djali i juaj me veprën e tij mundi vdekjen për të jetuar përgjithmonë në zemrat e të gjithë atyre që dëgjuan për të. Sipas konceptit kur’anor shpëtimi i jetës së një njeriu është i barasvlershëm me shpëtimin e gjithë njerëzimit. Çdo lëvdatë dhe dekoratë e dhenë nga njerëzit është shumë e vogël në krahasim me shpërblimet dhe meritat që do ti jap Zoti për sakrificën e pashembullt. Një djal i ri, një shpirt i njomë, i edukuar nuk mundi që të qëndrojë indiferentë përballë rrezikut që ju kanosej dy vajzave nga dallgët e pamëshirshme të detit. Benjamini, nuk tentoi por luftoi deri në vdekje për ti shpetuar. Sa  madhështore është vetëdija e lartë, edukata e pastër, sa i vështirë dhe i rëndësishëm është çasti për të rrezikuar vetën për të shpëtuar të tjerët. Guximi nuk kërkon arsyetime, fjalë motivuese, ai është një ndjenjë që buron nga shpirti i freskët dhe i pastërt. Benjamini, nga familja, shoqëria dhe të gjithë ata qe e njohën dhe dëgjuan është ndarë vetëm fizikisht. Ai është dhe duhet që të shërbej si model i gjallë frymëzimi për rininë tonë, se si në kohën e turbullirave, vrasjeve  dhe krimeve të shumta që burojnë nga egot dhe dëshirat djallëzore , ka njerëz fisnik që japin mesazhe shprese se ligësia sa do e madhe që është është e përkohshme, kurse mirësia sado që të jetë e vogël është e përjetshme.

Benjamin, shijojtë mirat e Zotit që ka përgatitur për ty dhe të gjithë banorët e xhenetit. Ne të gjithë sot për ty ndjejmë dhimbje dhe jemi krenarë për veprën tende.

#SHPËRNDAJE POSTIMIN TA LEXOJNË EDHE TË TJERËT!

Filed in: Postime t'reja

No comments yet.

Leave a Reply