10:23 pm - Monday August 21, 2017

MIGRENA-MANIFESTIMET E SAJË / Cilat çrregullime duhet të merren parasysh?

Dhimbjet e përsëritura të kokës i referohen modelit të migrenës ose ndryshimeve të tensionit arterial.
Cilat çrregullime duhet të merren parasysh?
Simptomet kryesore:
Dhimbjet e kokës definohen si migrenë ose çrregullime të tensionit arterial, rastet tjera janë më pak të njohura.
Megjithatë, edhe pse të rralla, këto forma hasen herë pas here në praktikën e përgjithshme mjekësore.

-Cefalgjia autonome trigeminale (TACs) manifestohet me dhimbje koke afatshkurtër, me karakteristika të shquara autonomike dhe duhet të diferencohet nga dhimbjet e kokës pa tipare autonome.

-Foto- dhe fonofobia zakonisht janë të njëanshme në TAC, por janë bilaterale në migrenë, edhe kur dhimbja është prezente.

-Simptomat autonome priren të projektohen në anën e dhimbjes, të dukshme dhe të qëndrueshme në mes të sulmeve nga TAC; në raste te migrenës, dhibmjet janë përgjithësisht të buta, bilaterale dhe nuk ashpërsohen paralelishte gjatë dhimbjes.

-Diagnoza e çrregullimeve të tjera të përsëritura të dhimbjeve të kokës, zakonisht shkaktohet nga faktorët specifik (p.sh., aktiviteti i sforcuar fizik-stërvitja, ose kollitja kronike) apo karakteristika specifike të dhimbjes (p.sh., dhimbje lokale, e shkurtër therrëse, ose zonë e dhimbjes në formë të monedhës fokale).

Përgatiti: Rrahman FERIZI

#SHPËRNDAJE POSTIMIN TA LEXOJNË EDHE TË TJERËT!

Filed in: Postime t'reja

No comments yet.

Leave a Reply