10:02 pm - Monday December 11, 2017

Mbijeton 3 ditë vetëm me insekte dhe lule (FOTO)

Një 32-vjeçar britanik i ka mbijetuar natyrës së egër australiane duke konsumuar insekte dhe lule për 3 ditë, deri në momentin që u gjet nga grupi i shpëtimit. Së bashku me të dashurën e tij, Anthony Collis kishte ndërmarrë një udhëtim prej 4 mijë kilometrash përmes disave prej zonave më të izoluara në Australi. Në gjysmë të rrugës çifti ka pasur një debat dhe janë ndarë duke lënë pas edhe automjetin e tyre që kishte ngecur në baltë. E dashura e tij, Debbie Blomfield, pasi kishte përshkruar 8 kilometra rrugë në këmbë ka mbërritur në një kamp të vogël, ku ka raportuar se Anthony ishte zhdukur. Për kërkimin e tij u angazhuan edhe helikopterë, por në zonën ku u gjetën rrobat e tij grupi i shpëtim-kërkimit nuk e zbuloi ku ai ndodhej as me aparaturën zbuluese të nxehtësisë, çka shtoi dyshimet se ai do të kishte ndërruar jetë. Por, më pas ai tregoi se aparatura nuk e kishte identifikuar dot, pasi ai ishte mbuluar me rërë në mënyrë që t’i mbijetonte të ftohtit ekstrem gjatë natës.

#SHPËRNDAJE POSTIMIN TA LEXOJNË EDHE TË TJERËT!

Filed in: Postime t'reja

No comments yet.

Leave a Reply