10:02 pm - Monday December 11, 2017

Punëtorët e ndërtimtarisë në Siri “nxjerrin bukën nga guri”

Në qarkun Idlib të Sirisë, për shkak se gjendja e luftës ka rritur çmimet e materialeve, në ndërtime po përdoren shkëmbinjtë e gdhendur nga duart e punëtorëve. Në këtë vend ku lufta e brendshme po vazhdon për më shumë se gjashtë vite, mungesa e materialeve të ndërtimit si çimentoja, hekuri e tullat ka shkaktuar ngritjen e çmimeve.

Punonjësit e guroreve, në temperatura deri në 45 gradë celsius i gdhendin shkëmbinjtë e mëdha me forcën e duarve dhe përpiqen të përfitojnë materiale ndërtimore. Pas gdhendjes, shkëmbinjtë me një mjeshtëri i shndërrojnë në gjendje që të përdoren në ndërtimin e shtëpive.

Hyner Mansur i cili bën gdhendjen e shkëmbinjve në një deklaratë për Anadolu Agency (AA) thotë se “Në temperatura të paktën 45 gradë celsius, jemi të detyruar të punojmë edhe në kohën kur është më nxehtë. Ne duhet ta bëjmë këtë për të çuar bukë në shtëpitë tona”. Duke treguar vështirësitë e punës në gurore, Mansur thotë se “Ne përpiqemi që t’i thyejmë gurët e fortë të basaltit. Përdorim mjete shumë primitive. Ndërkaq për shkëmbinjtë e mëdhenj përdorim eksplozivë”.

Mansur thotë se ndalja e sulmeve në masë të madhe kohët e fundit ka rritur për 70 për qind punën e tyre. Një shtëpi guri prej 100 metër katrorë e cila ndërtohet me mundime të mëdha shitet për 4 mijë dollarë, kurse shtëpitë me veçori të njëjta nga tullat shiten për 6 mijë dollarë. Shtëpitë prej guri janë më të forta dhe për shkak se nuk përfshijnë kimikale janë më të shëndetshme. Këto shtëpi gjatë verës janë të freskëta, kurse gjatë dimrit të ngrohta.

#SHPËRNDAJE POSTIMIN TA LEXOJNË EDHE TË TJERËT!

Filed in: Postime t'reja

No comments yet.

Leave a Reply