7:24 am - Sunday November 19, 2017

Për këtë haxhi të ri, fuqia nuk është te muskujt, por te zemra (VIDEO)

Shumë kush mund të gjejë një sërë arsyesh për të mos shkuar në Haxh, por ka edhe të tillë që, edhe përkrah pengesave dhe sprovave jetësore, e shohin çështjen e kryerjes së Haxhit si një projekt madhor të jetës, duke mos dyshuar aspak në ndihmën dhe përkrahjen e Allahut xh.sh., për realizimin e qëllimeve.

Kështu është edhe rasti i haxhiut të ri, nga Bosnja, Alaudin Ibrahimoviçit, i cili nuk ka duar, por dëshira e madhe e tij që të vizitoj qytetin e Medines dhe të Mekës, e kishte shtyrë që të kursej nga të ardhurat e tij dhe të kryej haxhin.

„Kur shikoja Medinën dhe Meken në fotografi apo në televizor, doja shumë që edhe unë të shkoja njëherë atje. Falënderoj Allahun xh.sh. që më mundësoi të vijë këtu. Të ecësh gjurmëve që ka ecur Pejgamberi a.s. dhe shokët e tij, ashabët, kjo është gjëja më e bukur që kam përjetuar deri më tani.“

#SHPËRNDAJE POSTIMIN TA LEXOJNË EDHE TË TJERËT!

Filed in: Video

No comments yet.

Leave a Reply