10:03 pm - Monday December 11, 2017

FreskiRinore: Me fat dhe begati Viti i ri “Hixhri 1439”

Fjala arabe “Hixhri” nënkupton shpërnguljen e Profetit Muhamed a.s. dhe pasuesve të tij nga Meka në Medinë në vitin 622.

Shpërngulja, hixhreti, i Profetit Muhamed a.s. dhe muslimanëve të parë nga Meka në Medinë, është pikë fillimi i llogaritjes së kohës së kalendarit musliman. Gjegjësisht braktisjen e gjendjes së shtypjes dhe padrejtësisë dhe kalimin në gjendjen e lirisë dhe drejtësisë. Këtë ngjarje historike muslimanët e morën për fillimin e epokës së tyre.

Nata e vitit te ri te muslimanve është sonte më 20.09.2017!

Viti hixhri zgjat rreth 354 ditë, dhe përbëhet prej 12 muajve. Njëmbëdhjetë ditë është më i shkurtë se kalendari diellor. Kjo ndikon që dita e vitit të ri hixhri të ndryshon çdo vit.

Muaji i parë sipas kalendarit Hixhri është muharem për myslimanët muaji i shenjtë, në të cilin është e ndaluar derdhja e gjakut të njerëzve dhe në të cilin është urdhëruar respektimi i jetës së njerëzve, nderit dhe dinjitetit.

“Lusim Allahun e Madhërishëm të na dhuroi dijen, urtësinë dhe guximin të përballemi me të gjitha sfidat dhe tundimet dhe të na dhuroi ardhmëri më të mirë dhe më të ndritur.

Me fat dhe begati Viti i ri “Hixhri 1437”, me respekt portali FreskiRinore.com

FRESKIRINORE.COM

#SHPËRNDAJE POSTIMIN TA LEXOJNË EDHE TË TJERËT!

Filed in: Informim, Islam

No comments yet.

Leave a Reply