10:03 pm - Monday December 11, 2017

Ja kush është Halima Jakub, presidentja me hixhab e Singaporit…

Ditë më parë, portali ynë Breziiri.com, publikoi lajmin për zgjedhjen e presidentes  së Singaporit, e cila është muslimane, mirëpo ajo që e karakterizonte si të veçantë, ishte mbulesa fetare e saj, respektivisht hixhabi.

Në përputhje me rregullat zgjedhore, znj. Halime, ishte kualifikuar në mënyrë automatike në për pozitën e presidentit, dhe kjo për shkak të përvojës së saj të mëhershme si kryetare e Parlamentit

Po vallë kush është znj. Halima Jakub?

Në vijim sjellim disa informacione për të:

  • Është 65 vjeçare.
  • Babai i saj është me prejardhje nga India, ndërsa nëna ka prejardhje malaje.
  • Në vitin 1978 diplomoi drejtësinë në Universitetin e Singaporit.
  • Në vitin 1978, fillon karrierën e saj në kongresin Kombëtar të Federatës së sindaktit (NTUC) dhe ka mbajtur disa pozicione:
  • Drejtoreshë e institutit Singaporian për studime të tregut.
  • Drejtoreshë e Institucionit për zhvillimin e gruas.
  • Drejtoreshë e Zyrës së Shërbimeve Jurudike.
  • Zëvendës Sekretare e Përgjithshme për Konferencën Mjekësore të Federatës së Sindikatës.
  • Në vitin 2001, magjistroi në fakultetin Juridik në Universitetin Kombëtar të Singaporit.
  • Në vitin 2016 mori titullin doktoraturë nderi në Fakultetin Juridik të Universitetit Kombëtar të Singaporit.
  • Ka udhëhequr disa këshilla siç është Këshilli i bashkimit, Këshilli për çështje strehimi dhe zhvillim, Këshilli për zhvillim ekonomik, Bordi i Guvernatorëve të Universitetit të Singaporit, Këshilli shtetëror Najanig Boliting, Këshilli Gjykatës për të Drejtat e Prindërve dhe Këshilli Mindaki.
  • Anëtare e Bordit Drejtues të Organizatës Ndërkombëtare të Punës me seli në Gjenevë.
  • Anëtare e parlamentit që nga viti 2001.
  • Në vitin 2015 shërbeu në Bordin Kolektiv të Gyurung, pastaj në Komitetin Kolektiv Marceling Jutsu.
  • Ka qenë ministre shtetërore në Ministrinë familjare dhe zhvillim shoqëror.
  • Fituese e shpërblimit “Birita Harjan” që në përkthim domethënë “pronare e arritjes më të mirë të vitit” në vitin 2001.
  • Magazina botërore “Her” e zgjodhi në listën “Gruaja më e “Gratë më të mira të vitit” në vitin 2004.
  • Fituese e çmimit “AWARE” në vitin 2011.
  • Ishte e nderuar që emri i saj në vitin 2014 të vihet në listën e gratë e nderuara të Singaporit.
  • Ka mbajtur postin e Kryetarit të Parlamentit që nga janari i vitit 2013 deri muajin e kaluar, 2017.
  • U martua në vitin 1980 për biznesmenin i cili tani është pensionist, quhet Muhamed Abdullah el-Habashi me prejardhje nga Hadrameuti i Jemenit.
  • Dy herë me radhë kryetare e pakicave malaje në Singapor pas Jusuf Is’hakut.
  • Kryetari i dytë musliman pas Jusuf Is’hakut. Duhet pasur parasysh që muslimanët nuk janë shumicë, ata numërojnë vetëm 14% të popullatës së Singaporit.
  • Hobi dhe aktivitetet e saj të preferuara janë gatimi dhe lozja futboll me ekipin e femrave.

Përkthim: Lutfi Muaremi

FreskiRinore.com

#SHPËRNDAJE POSTIMIN TA LEXOJNË EDHE TË TJERËT!

Filed in: Tregime / Thënie / Kuriozitete

No comments yet.

Leave a Reply