2:06 pm - Wednesday January 17, 2018

​Fatime Es-Sugghraa bija e Husejn ibn Aliut (paqja qofte mbi ta) ka thënë në një nga predikimet e saj kundër shiitëve në Kufe: 

Fatime Es-Sugghraa bija e Husejn ibn Aliut (paqja qofte mbi ta) ka thënë në një nga predikimet e saj kundër shiitëve në Kufe: 
“O populli i Kufës, o njerëz të tradhtisë, të poshtër dhe komplotues. S’ka dyshim se ne, Ehli Bejti jemi sprovuar nga Allahu me ju. Allahu na ka sprovuar. Dhe Ai e ka bërë auditimin tonë në një përfundim të suksesshëm. Por ju jeni në mosbesim dhe na keni hedhur poshtë, na keni fyer, si të pafe, na mohuat dhe luftën kundër nesh e keni bërë të lejuar dhe pasurin tonë e keni plaçkitur. Ju e keni vrarë gjyshin tonë mbrëmë, ku gjaku jonë, i Ehli Bejtit, pikon nga shpata e juaj … U fundosfshit, kështu që pritni mallkimin dhe dënimin, që ajo si shihet vetëm se tashmë ju ka arritur, dhe qofshit të të shkelur, dhe dënimin e dhembshëm e shijofshit në ditën e gjykimit për shtypjen tuaj kundër nesh. U fundosfshit, O populli i Kufes. Sa shpesh kam lexuar nga i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue alihi) se ju, pra ju ishit ata që tradhtuat vëllaun të tij Ali bin Ebi Talibin (Allahu qoftë i Kënaqur me të) gjyshin tim dhe Pejgamberin e tij dhe familjen e tij të pastër.”

Mbrapa thrret një zë nga populli i Kufes, me krenari thonte (në poezi, poetike): 
“Ne kemi qenë ata, që Aliun dhe bijtë e Aliut i vranë, me shpata të hindeve dhe shtiza. Dhe ne i morem gratë e tyre i burgosem… ”
[El-Ihtixhaaxh (2/28), Libër Shiit]

#SHPËRNDAJE POSTIMIN TA LEXOJNË EDHE TË TJERËT!

Filed in: Postime t'reja

No comments yet.

Leave a Reply