10:04 pm - Monday December 11, 2017

Ndërron jetë hafëzja më e vjetër në Maqedoni

Dje, në moshën 88 vjeçare ka ndërruar jetë hafëzja më e vjetër në Maqedoni, Merjem Ebibi nga qyteti i Shkupit, e njohur ndryshe si “Merjem Ablla”

Namazi i xhenazes (ceremonia mortore) do të falet sot në kohën e drekës në xhaminë Duqanxhik në Shkup, ndërsa varrimi i të ndjerës do të bëhet në varrezat e qytetit “Butel”.

Merjem Ablla, pjesëtare e njërës nga familjet me rrënjë shkupjane, ka dhënë kontribut të rëndësishëm në vazhdimin e traditës së memorizimit të Kur’anit, duke nxjerrë dhjetëra hafëze dhe duke u mësuar leximin e Kur’anit mbi një mijë nxënësve.

#SHPËRNDAJE POSTIMIN TA LEXOJNË EDHE TË TJERËT!

Filed in: Familja, Freski, Islam

No comments yet.

Leave a Reply