10:04 pm - Monday December 11, 2017

Gjashtëvjeçari nga Nigeria bëhet hafiz i Kuranit për më pak se një vit

Nigeriani gjashtëvjeçar është bërë një nga të paktët që kanë memorizuar Kur’anin për më pak se një vit.

“Unë dua të bëhem mjek dhe qëllimi im është që të kontribuojë në zhvillimin dhe përparimin e vendit tim të dashur – Nigeri”, thotë Salim Abdulkerim.

“Ëndrra ime është që t’i ndihmoj njerëzit e sëmurë. Do të isha shumë i lumtur nëse kjo ëndërr imja të realizohet. Besoj se me përkushtimin, angazhimin dhe inkurajimin e prindërve dhe mësuesve të mi do të bëhem mjek.”

Salimi thotë se ai zgjohej gjatë natës për t’i përsëritur ajetet e mësuara dhe t’i mësoj ajetet e reja kuranore.

Salim, nxënës i shkollës Profesor Ango Abdullah filloi të mësoj Kur’anin në maj të vitit 2016 për ta përfunduar para majit të vitit 2017.

“Në maj të viti 2016 Salimi erdhi bashkë me prindërit. Babai i tij është Profesor Abdulkerim S. Ahmed, profesor i inxhinierisë kimike në Universitetin Ahmed Bello në Zarij”, thotë nëpunësi i shkollës Mallam Hamza Xhibril.

“Kur Salimi u pranua në shkollë, ai nuk i dinte harfet e as të lëxonte Kur’anin. Për këtë arsyeja ne u detyruam ta mësojmë atë që nga fillimi. Babai i tij e solli atë në shkollë dhe e la në autoritetin e plotë të shkollës. Ndonjëherë nuk e lejonte Salimin të shkonte në shtëpi gjatë pushimeve. Ai insistonte të angazhohej në mësim.”

“Kjo është ajo që e bën atë të veçantë në mesin e shokëve të tij. Salimi përfundoi me mësimin e Kur’anit në prill të këtij viti, dhe siç ju thashë në shkollë u pranua në maj të vitit të kaluar. Duke pasur parasysh këtë, ai ka memorizuar gjithë Kur’anin për më pak se një vit. Përkundër plotësimit të mësimit të Kur’anit në prill, ne kuptuam se nevojiten disa korrigjime dhe, falë Zotit, për një kohë të shkurtë ia dolëm t’i korrigjonim ato gabime”, shtoi ai.

Babai i Salimit, prof. Abdulkerim Sala’u Ahmed, shprehu ngazëllimin e tij për arritjen e djalit të tij.

“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për faktin se përgjegjësia për edukimin e duhur të fëmijëve u përket prindërve të tyre, prandaj ata duhet ta kuptojnë këtë seriozisht”, tha ai. “Ne duhet t’i bëjmë fëmijët tanë të mësojnë Kur’anin dhe gjithashtu të përpiqen të fitojnë njohuri tjera për islamin”. /freskirinore

#SHPËRNDAJE POSTIMIN TA LEXOJNË EDHE TË TJERËT!

Filed in: Postime t'reja

No comments yet.

Leave a Reply