10:03 pm - Monday December 11, 2017

Gramshit /Bashkia nuk i jep leje ndërtimi për kasollen e lopës një 80 vjeçar Nasufi : Për lopën time ligji vepron më fort se kurrë

Gramshit /Bashkia nuk i jep leje ndërtimi për kasollen e lopës një 80 vjeçar 

Nasufi : Për lopën time ligji vepron më fort se kurrë
Hasan Nasufi një 80 vjeçar nga fshati Trashovicë i qytetit të Gramshit e ka zënë halli për lopën e tij të dhuruar nga firma Devolli Hidropower.  Pasi Hasani i gëzohet fatit se më në fund u bë me lopë, ai fillon të mendoje t’i krijojë lopës kushte t’i bëjë një kasolle. Hasani është i ardhur në këtë fshat prej vitesh, pasi ka blerë shtëpinë ku është sot. 

Por për të ndërtuar këtë kasolle ai duhet të shfrytëzojë një copë toke para shtëpisë së tij, që është toke publike.  Këtu nis  edhe kalvari i vuajtjeve të Hasanit i cili iu drejtua emisionit  Fiks Fare.

 
Ai filloi ndërtimin e kasolles në vitin 2015 dhe pasi hodhi themelet u shfaqën inspektorët e parë të policisë të njoftuar nga fqinjët. Ia prishën, por ai e ndërtoi sërish dhe prapë policia e shtetit ia prishi duke  i hapur edhe një dosje në prokurori. Ku është dënuar me masën “detyrim paraqitje”. Në këto rrethana lopës io përshtati diçka tjetër me blloqe, por pa çati. “Çfarë bie jashtë futet brenda . Ja shikojini kushtet ku rritet lopa ime e pistë, plot bagla, e vogël kështu që ju lutem shumë prej jush të më ndihmoni që më në fund të kem një kasolle për lopën time”shprehet ai.  “ Si ka mundësi që në këtë vend janë ndërtuar pa leje hotele etj… për kasollen e lopës time ligji vepron kaq fort” përfundon 80 vjeçari.

#SHPËRNDAJE POSTIMIN TA LEXOJNË EDHE TË TJERËT!

Filed in: Pa Kategorizuar

No comments yet.

Leave a Reply