2:05 pm - Wednesday January 17, 2018

Ligjërata javore në Xhaminë e f.Toplicë me hoxhë Muamer ef. Rexhepi (FOTO)

Falenderimi i takon Allahut, të Gjithmëshirshmit Mëshirëplotit, paqja dhe bekimi qoftë mbi të Dërguarin si mëshirë për mbarë botët, familjen e tij dhe të gjithë shokët e tij, mbi ndjekësit e tyre dhe këdo që i ndoqi ata në mirësi deri në Ditën e Gjykimit. 

Një aktivitet i rëndësishëm sapo ka filluar të organizohet në Xhaminë e f.Toplicë të Komunës së Vrapçishtit. Mbrëmë u mbajtë edhe Ligjërata e tretë e rradhës, ku hoxha Muamer ef.Rexhepi në mënyrë të shkëlqyer sqaroi detajisht për farzet dhe synetet e abdesit. Në fund të ligjëratës, të pranishmive iu mundësua të parashtrojnë pyetje.

Një numër i madh i pjesëmarrësve në këtë vend, tregon se ky lloj i organizimeve ka munguar në vendin tonë dhe vërtetë është për tu përshëndetur.

Ligjëratat zhvillohen çdo të dielë pas namazit të jacisë në mektebin e xhamisë së f.Toplicë.

Falenderojmë hoxhën për guximin e marrë, lusim Allahun që ta shpërblej me shpërblimet e Tij të pakufishme. Hoxhë Muamer ef.Rexhepi ka diplomuar në Universitetin e Azhar-it të Kajros.

Përkujtojmë që çdo të dielë pas namazit të jacisë do të ketë ligjerata në mektebin e xhamisë tonë, Jeni të mirëseardhur të gjithë – thuhet në faqen e Xhamisë së f.Toplicë, përcjellë portali freskirinore./ freskirinore

KENI PYETJE?! (plotëso formularin)

#SHPËRNDAJE POSTIMIN TA LEXOJNË EDHE TË TJERËT!

Filed in: Freski, Islam, Projekti Xhumasë / Islamistike / Video, Shkendijat e Udhezimit

No comments yet.

Leave a Reply