Dita e Ashures

Fjala “ashura” vjen nga arabishtja dhe rrjedh nga rrënja “ashr”që në gjuhën arabe do të thotë dhjetë. Dita e Ashures është dita e dhjetë ë muajit Muharem. Sipas një transmetimi të Abdullah ibn Abasit kur profeti Muhamed (a.s) erdhi në Medine, vuri re që hebrenjtë mbanin agjërim ditën e ashures dhe pyeti shkakun.

Ata iu përgjigjën: “Kjo është një ditë e madhe. Atë ditë Allahu e shpëtoi Musain dhe popullin e tij nga dhuna e Faranit. Si falënderim për këtë, profeti Musa agjëroi atë ditë. Edhe ne për respekt agjërojmë”. I dërguari Allahut (a.s) u shpreh: “Ne e nderojmë më shumë se ju profetin Musa (a.s)”. Duke mbajtur edhe vetë agjërim urdhëroi popullin e tij të agjërojë ditën e ashures (Muslim, Sijam, 128).

Pasi u bë obligim agjërimi i Ramazanit, Hz. Muhamedi (s.a.s) solli një liri për këtë temë duke thënë:“Pa dyshim që dita e ashures është një ditë nga ditët e Allahut. Kush të dojë agjëron dhe kush te dojë, jo.” ( Buhari, Sami, 57; Muslim, Sijam 117).

Agjërimi në ditën e ashures është sunnet. Veçse profeti ynë i nderuar, për të mos u ngjarë hebrenjve, na këshillon që së bashku me ditën e dhjetë të Muharremit, të agjërohet edhe dita e nëntë apo e njëmbëdhjetë, ose të agjërohen tri ditë të njëpasnjëshme. I dërguari i Allahut (a.s) në një thënie të tij thotë: “Dallohuni nga tradita e hebrenjve, duke agjëruar një ditë përpara dhe ditën pasuese nga dita e ashures.” (Buhari, Saum69) Ndërsa në vitin e fundit të jetës së tij ka thënë: “Nëse jetoj edhe vitin që vjen, do të agjëroj ditën e nëntë dhe të dhjetë të ashures.” (Muslimi; Ebu Davudi). Ndërsa Kutade transmeton se sahabët e kanë pyetur profetin (a.s.) për agjërimin e ditës së Ashures dhe ai u ka thënë: “Agjërimi ditës së Ashures i shlyen gjynahet e vitit të kaluar.” (Muslim, Sijam, 196).

Xhabiri transmeton se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Kush është bujar me veten dhe me familjen e tij në ditën e Ashures, Allahu do të jetë bujar me të për gjithë vitin.” (Bejhekiu)

Dijetarët e kanë përmendur agjërimin e ashures në tre mënyra:
1. Agjërimi i tre ditëve 9, 10 dhe 11 në muajin Muharrem;
2. Agjërimi në ditën e 9 dhe të 10 të këtij muaji;
3. Agjërimi vetëm në ditën e 10 të këtij muaji.

Dika e Ashures është një ditë e shënuar, duke qensh se përkon me një sërë ngjarjesh të rëndësishme në historinë Islame. Në këtë ditë është pranuar pendesa e Hz. Ademit, është ndaluar në malin Xhud anija e Hz. Nuhut, ka lindur dhe ka dalë nga flakët e zjarrit pa u djegur Hz. Ibrahimi, është shëruar nga sëmundja e gjatë Hz. Ejubi, ka shpëtuar nga barku i peshkut Hz. Junusi, është ngjitur në qiell Hz. Isai. Po në këtë ditë ka rënë dëshmor në vendin e Qerbelasë nipi i dashur i profetit, Hysejni, Allahu e mëshiroftë.

Megjithëse kjo ditë është konceptuar si një qerasje ëmbëlsire, dita e ashures është e rëndësishme për nga vlera shpirtërore që simbolizon dhe atmosfera vëllazërore që sjell.

Duke marr si shkak ditën e Ashures, le të kujtojmë edhe një herë fqinjin, le të bëhemi pengesë për unin tonë duke agjëruar, të pajtohemi me atë që nuk flasim dhe të kujtojmë devizën islame: “Të gjithë muslimanët janë vëllezër.”


_________________
Shkëputur nga Libri: ”Ditët dhe netët e mira në Islam”, KMSH, Tiranë, 2008., 134-136./br

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

REKLAMOHU KËTU...