Ballina Jeta A lejohet marrja e antibiotikut gjatë gjidhënjes

A lejohet marrja e antibiotikut gjatë gjidhënjes

40
0
SHPËRNDAJE

Të gjithë ne zakonisht fillojmë të marrim antibiotik sa herë mësojmë se kemi një infeksion në organizëm. Por, a është me të vërtetë kjo e sigurt, sidomos nëse jeni nënë duke ushqyer beben me qumësht të gjirit?

Çfarë do që konsumoni, përfshirë këtu edhe antibiotikun, do të kaloj tek bebja përmes qumështit tuaj. Pra, a mendoni tani që antibiotiku do të ndikojë tek bebja juaj?
MomJunction ka publikuar disa informacione nëse marrja e antibiotikut gjatë gjidhënjes, është e sigurt për të dy ju gjatë kësaj kohe.

Siguria e antibiotikëve varet në tipin dhe kualitetin e ilaçit. Shumica e antibiotikëve janë të sigurt gjatë gjidhënjes dhe nuk kanë ndonjë efekt anësor në shëndetin e bebes tuaj.

A do të barten të gjithë antibiotikët tek bebja nga ju?
Po, që të gjitha ilaçet qarkullojnë për shkak se gjiri juaj merr materiet ushqyese nga gjaku. Sasia e antibiotikut që qarkullon, varet zakonisht nga frekuenca e dozës dhe koncentrimi i përbërjes së antibiotikut. Nuk ekziston ndonjë evidencë shkencore që sugjeron se antibiotiku redukton furnizimin e qumështit, gjithsesi.

Faktorët që vendosin efektin e antibiotikëve tek bebet
Secili ilaç mund të ndikojë ndryshe tek bebja, përderisa përbërja aktive në ilaԷ luan rol kyq.

Cilat janë efektet anësore të antibiotikut?
Një foshnje mund të vuaj nga efektet anësore nëse nëna konsumoni antibiotik pa rekomandim të mjekut gjatë gjidhënjes. Një mbidozë e antibiotikut të sigurt, mund të përfundoj me këtë gjendje shëndetësore tek bebja:

  • Ndryshim të florës së zorrëve
  • Sepsis neonatal.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.