Ballina Jeta A lejohet të falemi pas një imami që jep mes’h mbi çorape?

A lejohet të falemi pas një imami që jep mes’h mbi çorape?

49
0
SHPËRNDAJE

A lejohet të falemi pas një imami që jep mes’h mbi çorape?

Pyetja:

Esselamu alejkum! Profesor i nderuar, a mund të na shpjegoni se a lejohet që të falemi pas një imami, i cili, kur ka marrë abdes, nuk i ka larë këmbët, por vetëm u ka dhënë mes’h (i ka prekur me dorë të lagur) çorapët e tij? (Bëhet fjalë për çorapët e kohës sonë, që janë të hollë).

Përgjigjja:

I nderuari vëlla, nuk lejohet të lidhesh në namaz pas imamit i cili kur ka marrë abdes nuk i ka larë këmbët pa arsye, por vetëm i ka dhënë mes’h çorapëve të cilat nuk i plotësojnë kushtet e Mesteve, apo siç thoni ju çorapëve të holla në të cilët depërton uji. Vlerësojmë kështu ngase konsiderohet se personi i tillë nuk ka abdes, sepse ka lëshuar një farz të abdesit, dhe në këtë rast jo që nuk guxon të lidhesh pas tij, por duhet tërhequr vërejtjen të tillit dhe xhematit.

Allahu e di më së miri!

Prof. Jusuf Zimeri, Allahu e ruajtë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.