Ballina Jeta A nuk shtyhen edhe ata qe presin futbollistet te dalin nga autobuset...

A nuk shtyhen edhe ata qe presin futbollistet te dalin nga autobuset vetem per nje autograf?

127
0
SHPËRNDAJE

Të dashur besimtarë

Kjo, qe shihni ne fotografi, eshte vetem nje pjese e vogel e radhes se gjere e te gjate qe presin me padurim te ecin para. Nganjehere edhe shtyhen, po ç’problem ka? A nuk shtyhen edhe ata qe presin futbollistet te dalin nga autobuset vetem per nje autograf? A nuk shtyhen edhe ata qe kane shkuar me mijera kilometra ta ndjekin live kengetarin e tyre ne koncert, vetem qe ta shohin 1 km me afer, ne vend qe 2km?

Te dashur muslimanë, kjo eshte pritja me e embel, kjo eshte udha qe te con drejt xhennetit, kjo eshte pritje shprese, pritje e mbushur me kenaqesi, pritje qe te ben te reflektosh thelle ne vete, pritje qe te fut atje ku s’ke qene, pritje qe te zhyt aty ku shijon mosdijen e notit. Pritje qe te kujton se cdo ajet qe ti e lexon, ne ndonje qoshe te atij vendi mund ta kete lexuar goja e me te mirit. Kjo eshte udha drejt xhennetit te Zotit ne Toke, kopshtit qe eshte xhennet i shpirtit te permalluar per Zotin e vet.

Reuda per mu’minin eshte asi kenaqesie si ajo e babait qe nga dashuria e pakufishme per femijen, e puth me force dhe e shtrengon, nganjehere edhe e kafshon dhe mundohet ta mbaje veten, por kot, e ka kafshuar aq shume saqe e ka humbur kontrollin dhe dashuria e ka verbuar aq sa nuk e ka pare me vijen e holle te dashurise dhe ka kaluar pertej ne dhimbje. Edhe besimtari nga dashuria e madhe, do ta puthe dheun ku bie ne sexhde nga vetem mendimi se aty mund te kete qene koka e Resulullahit, iu befshim kurban. Dashuria, ne ato caste, sundon me zemren.

Dashuri dhe mall, mall qe nxjerr lotë, mall qe te mbyt sa here kthen koken ne te majte dhe sheh shtepine e Resulullahit. Nje mall i madh, nga ai qe i con njerezit te vierin e piskojne per te dashurit e tyre, por ajeti qe lavdishem qendron mbi mekamin e Resulullahit na meson me nje urtesi qe shuan zjarrin e mallit me forcen e vetem nje loti: Mos e çoni zerin tuaj karshi Resulullahit, e as mos flisni me te si me njeri-tjetrin.

Esselamu alejke ja Resulallah
Selame per ty ja Resulallah…degjohet me respekt nga çdo ane…

Evzal Sinani
5 prill 2019
Medineja e Muhammedit a.s.

Përshtati: freskirinore.com®

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.