Ballina Tregime Ai do ishte pastrues po të kishte një kompjuter – NGJARJE

Ai do ishte pastrues po të kishte një kompjuter – NGJARJE

56
0
SHPËRNDAJE

Një i papunë po kërkonte punë si pastrues në zyrat e Microsoft. Shefi i personelit, pasi i bën një testim se si e fshinte dyshemenë, e interviston dhe në fund i thotë: Je i pranuar në punë, më jepni adresën tuaj të e-mailit, në mënyrë që t’ju dërgoj një formular ta plotësoni, ku do ju tregohet vendi dhe data kur do të paraqiteni per punë.

Burri, i shastisur, i përgjigjet se nuk disponon një kompjuter
dhe aq më pak një adresë e-maili.

“ Nëse nuk ke një postë elektronike – i përgjigjet shefi- do thotë se virtualisht nuk ekziston, dhe nuk mund t’ju ofrohet vendi i punës.”

Burri, i dëshpëruar, me vetëm 10$ në xhep, del përjashta. Vendos të shkojë ne një supermarket dhe të blejë një arkë me domate. Duke i shitur derë më derë domatet, arriti të dyfishonte shumën, dhe duke e përsëritur të njëjtën gjë për tre herë, në fund të ditës dispononte shumën prej 160 $

Në këtë moment, kupton se mund të jetojë në këtë mënyrë; del herët çdo mëngjes dhe kthehet vone në darkë, dhe çdo ditë dyfishon dhe trefishon kapitalin. Në pak kohë blen një karroce, më pas një kamion, dhe në pak muaj posedon disa kamionçina me anë të së cilave bën dorëzimet e porosive.

Në harkun kohor të 5 viteve, ky person, bëhet pronar i një serie dyqanesh ushqimore në Shtetet e Bashkuara. Në këtë moment vendos të mendojë për të ardhmen e tij, duke bërë sigurimin e jetës së tij dhe të familjes. Pasi kontakton me një të sigurimeve dhe interesohet për formularët përkatës, personi sigurimeve i kërkon adresën e e-mailit për t’i dërguar propozimet. Ky i përgjigjet se nuk ka as kompjuter dhe as e-mail.

-“Interesante,-thotë personi i sigurimeve- ju keni ndërtuar një perandori dhe nuk keni adresë e-maili?? Imagjino se çfarë përfitimesh do kishit sikur të kishit një kompjuter.”

Burri reflekton pak dhe i thotë: “Thjesht, do isha një pastrues pranë kompanisë Microsoft”!!!/portalb/freskirinore/

image

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.