Ballina Jeta Akte vandale ndaj një xhamie në Greqi

Akte vandale ndaj një xhamie në Greqi

41
0
SHPËRNDAJE

Një xhami në rajonin e Trakisë Perëndimore të Greqisë është sulmuar nga vandalët, raporton korrespondenti i Anadolu Agency (AA).

Xhamia e Re (Yeni Cami) në Komotini, qytet me rreth 50.000 banorë, duke përfshirë shumë muslimanë, u sulmua natën e premte, kurse në dyert e xhamisë kishin shkruar “turqit jashtë”.

Policia lokale nuk ishte në dispozicion për të dhënë sqarime të dielën.

Sipas grupit “Islamofobia Watch”, në Greqi vërehet një rritje e sulmeve ndaj muslimanëve dhe hebrenjve në vitet e fundit, që përkon me rritjen e partisë të ekstremit të djathtë Agimi i Artë, e cila hyri në parlament në vitin 2012.

image

Në prill, një zjarr në xhaminë më të madhe të Komotinit pati dëmtuar hyrjen dhe çatinë e xhamisë. Mediat vendase njoftuan se zjarrvënia ishte e qëllimshme.

Në tetor të vitit të kaluar, disa sulmues kishin vendosur një kokë derri të prerë para qendrës për Studime Islame në Athinë dhe patën vizatuar parulla anti-muslimane në muret e ndërtesës.

Në Trakinë Perëndimore jeton një numër i konsiderueshëm i muslimanëve. Kjo më parë ishte pjesë e Perandorisë Osmane, para se të kalonte nën kontrollin bullgar dhe pastaj grek në periudhën e Luftës së Parë Botërore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.