Ballina Jeta Allahu na furnizon, jo babai…Babi, si do të shkosh në haxh?

Allahu na furnizon, jo babai…Babi, si do të shkosh në haxh?

21
0
SHPËRNDAJE
Gjatë një rasti dijetari i mirënjohur Hatim el-Esammi rrinte me shokët të cilët përgatiteshin për të shkruar në haxh. Shokët bisedonin për shkuarjen dhe përgatitjen për haxh, por Hatimi ishte i varfër, kishte shumë fëmijë, të gjitha vajza.
Ndërsa ata flisnin për haxhin, ai ndjente dëshirë të madhe që edhe ai të shkoj. Kur erdhi në shtëpi, iu drejtua gruas dhe vajzave: “Shokët e mi shkojnë në haxh, edhe unë dëshiroj të shkoj…” Familjarët iu përgjigjën: – “peme Ne nuk kemi çfarë të hamë…”
Megjithatë, vetëm njëra vajzë, vashëza e cila dallohej nga të tjerat, u çua dhe tha: “Çfarë është me ju? Pse e pengoni babin të shkon në haxh?!” Ato iu përgjigjën: “Po kush do të kujdeset për ne?”, ndërsa vogëlushja iu tha:
“Nafakën dhe furnizimin nuk na sjell babai, Allahu është Furnizuesi, ndërsa babai vetëm e sjell atë që na dhuron Ai.” Kështu vashëza e vogël i bindi të tjerat që ta lejojnë babin të shkoj në haxh.
Babai u përgatit me atë që kishte dhe nisi me karvanin për në haxh. Natën e parë kur u largua nga shtëpia, në shtëpi nuk kishte asgjë. Babai u largua nga shtëpia, ndërsa nëna nuk kishte asgjë me çfarë ti ushqejë dhe prandaj vajzat filluan ti bërtasin vashëzës. “Pse the ashtu, ndërsa ne nuk kemi asgjë të hamë!”
Atë natë vashëza nuk fjeti aspak, u falë, dhe çoi duart duke iu lutur Allahut: “Zoti im, mos më turpëro, pas kësaj që ndodhi sonte… Ti je Ai që furnizon!” Dhe kështu vazhdoi tërë natën, duke lutur Allahun për furnizim.
Në mëngjes dikush trokiti në derë.
“Kush është?” – pyeti vashëza.
“Halifja i muslimanëve!”
Mendoi, Halifja në këtë kohë?!, ndërsa pasi hapi derën, në të vërtetë para derës qëndronte hafifja. Ajo filloi të qajë dhe tha: “Tërë natën kalova në lutje që Allahu të na dërgoj ndonjë rob të Tij, ndërsa Ai dërgoi dikë të kërkoj diçka nga ne (meqë halifeja kërkonte ujë).” Shtëpia e Hatimit gjendej në shkretëtirë, dhe thuaj asnjëherë nuk do të vente dikush deri atje, ndërsa halifja në kalim e sipër andej ndalon të kërkoj ujë…
SubhanAllah! Kjo ndodhi me caktimin e Allahut! Kur iu përfundoi uji, vërejtën shtëpinë duke mos e ditur se i takon Hatim el-Esammit! Halifja kishte dëgjuar për Hatimin, por nuk e dinte ku është shtëpia e tij. Pasi u afrua tek shtëpia, trokiti dhe nga vashëza e tij kërkoi ujë. Kur piu ujin e pastër e të ftohtë, ai e zgjidhi qesen e tij dhe mori një grusht monedha ari dhe i hodhi në shtëpi, dhe pastaj u tha vezirëve të tij: “Kush më do dhe respekton mua le të veprojë njëjtë.” Kështu për një moment, Allahu familjen më të varfër në atë vend e bëri më të pasur.
Kur e vërejti këtë vashëza, filloi sërish të qaj. Halifja e pyeti: “Përse qanë? Tani u bëtë më të pasurit!”, ndërsa vashëza iu përgjigj: “Një rob i Allahut na shikoi me shikimin e mëshirës, ndaj na bëri kaq të pasur, çfarë mendon kur të na shikoj Krijuesi me rahmetin e Tij!” Kjo e përloti edhe halifen.
Në anën tjetër, Hatimi përshkruan rrugëtimin e vet: “Njerëzit kalëronin kafshët e tyre, ndërsa unë shkoja në këmbë. Në mbrëmje ato mbuloheshin, ndërsa unë nuk kisha mbulesë. Ata hanin, ndërsa unë nuk kisha…”
Natën gjatë udhëtimit, udhëheqësin e karvanit e kafshon akrepi ose gjarpri helmues. Të pranishmit u munduan me barnat që i kishin, por asgjë nuk i bëri dobi.
Deri sa udhëheqësi i karvanit ishte në vdekje e sipër, një njeri kujtohet: “Po në mesin tonë është një njeri i mirë, alimi Hatim el-Esammi, ta lusim që ti lexoj rukjen dhe lut Allahun të shërohet, nuk na kushton gjë.” E kërkuan dhe e gjetën në një djerrinë, ishte i pa mbuluar ngase nuk kishte gjë.
E sollën te udhëheqësi dhe ky i lexoi rukje dhe e luste Allahun ta shëroi.
Me lejen e Allahut udhëheqësi u shërua, u çua kinse nuk ka pasur asgjë.
SubhanAllah, paramendoni, njeriu i shtrirë për vdekje, ndërsa ti bëhesh shkak i shërimit. Udhëheqësi i karvanit i cili ishte jashtëzakonisht i pasur i tha Hatimit: “Gjysma e pasurisë sime është e jotja.”
Kështu Allahu i Madhëruar për një natë Hatimin dhe familjen e tij i mbrojti dhe i bëri të pasur.
Përshtati: Lutfi Muaremi

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.