Ballina Jeta Analist apo partizan!

Analist apo partizan!

23
0
SHPËRNDAJE

Shkruan: JUSUF ZIMERI

Kohëve të fundit aq shumë janë shtuar analistët nga të gjitha sferat, saqë të mbushet mendja se sigurisht diku po funksionon ndonjë akademi për formimin analistëve. Analist për çështje politike, fetare, sigurie, ushtarake, arsimi, familjare, juridike etj. Etj. bile unë kisha thënë edhe analistë për analistët. Analist mbi analist! Këta analistët (me përjashtime) kur i dëgjojmë nëpër debate zakonisht kur janë para syrit optik të kamerës, shtiren aq të mençur, saqë ta mbushin mendjen se nuk janë analist vetëm të një fushe të caktuar, por janë Universal pra siç thotë komshiuim 45KW.
Thënë të vërtetën, unë nuk di ndonjë akademi të veçantë që prodhon analist, por di se “titulli” apo epiteti analist është bërë më i fuqishëm se ndonjë punëtor shkencor që mbanë ndonjë titull shkencor si p.sh. prof. apo Akademik, apo Dr etj.. Me gjithat, unë e di se titujt shkencor i ndahen njerëzve sipas meritës dhe kritereve të caktuara paraprakisht, por akoma nuk po arrij të kuptoj cilët janë kriteret për tëfituar “titullin” analist. Nejse, veç thash kotë, se për ta kuptuar ndoshta duhet me qenë diku i regjistruar si partizan, e unë se plotësoj këtë kriter!! kriterin për analis vërtetë se di, e për partzan thoni : LLUPAJ PO FASHIZMU”
Disa nga analistët kur po i shoh nëpër ekrane dhe mediume tjera, nuk po ju besoj syve të mi sepse ekranit duhet detyrimisht ti besohet. Sigurisht po më gënjejnë sytë, se ekrani nuk mund të gënjejë para opinionit të hapur. He he një natë dëgjoja një analistqë analizonte mirë çështjet (sipas dikujt që i shkonte uji në mulli) dhe kuptohet gjithnjë duke përdorur logjikën e tij, kur rastësisht mu kujtua se i mjeri analist mezi arrinte në Logjikë të marrë një dysh (Mjaftueshëm 2),tani paramendo analizën e tij. Po po, analizonte çështje sociale, edhe pse Sociologjinë gjithnjë e jepte në shtator në riprovim! Analist bre, po ai kur të do e jep,kur të do analizon, kur të do mbyllë gojën dhe nuk fletë. Ai ka fuqi që të diktojë logjikën e tij ashtu si ia kanë kurdisur.
Nejse, lexues i nderuar,mos ta teproj ma shumë, veç kujdes nga këta analistat se dikush po mendon se këta shpjegojnë shkencë, fe, dituri, kulturë, patriotizëm etj. andaj duhet ditur se këta analistët më shumë bëjnë lojra fjalësh se sa diçka shkencore dhe reale. Për të përfunduar po citoj ish profesorin tim tani më të ndjerë Allahu e mëshiroftë, Dr. El Buti kur thoshte: Atij që i mungon argumenti, detyrimisht duhet që fjalimin ta zbukuroj me fjalë dhe oratori, e ai që posedon argumentin,i mjafton për zbukurim argumenti”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.