SHPËRNDAJE

Qytetarët ka kohë që kanë humbur besimin te liderët politik në vend, por liderët politik shumë pak punojnë që ta rikthejn besimin e humbur, thonë analist për Zhurnal, duke folur mbi besimin e humbur të liderëve në mësin e qytetarëve.

“Besimi tek liderët politik është humbur moti. Ky është reflektim i mënyrës se si ata e kanë bërë politikën dhe në fakt ata vetë e kanë shuar atë mbështetje që njerëzit kanë patur. Por sidomos tek politika shqiptare sot lideri ka mbështetje vetëm te ato struktura dhe votues që nuk është se respektojnë kreun për shkak të ndonjë gjëje tjetër, por thjeshtë se ndjejnë se kanë ndonjë interes. Fatkeqësisht sot kemi më shumë politikanë , por më pak liderë sepse kjo nënkupton përmasat që ka ai. Lideri i madh ka mision , të tjerët kanë vetëm qëllim të shpërfaqen dhe të mbijetojnë në politikë për qëllime personale duke u kënaqur se drejtojnë një parti politike të bërë copë-copë”, thotë për Zhurnal, Urim Saliu, analist.

Sipas tij, sot kemi luftë të pakompromis se kush do drejtojë një subjekt por nuk kemi liderin e madh brenda atij subjekti.

“Dhe rëndom kjo shpërfaq atë fotografinë e keqe dhe mbështetësit fillojnë jo vetëm të mos besojnë më në personalitete të tilla pa vlerë, dinjitet që politikën e kuptojnë si biznes dhe përfitim dhe jo si mision dhe janë mbështetësit ata që humbin krejtësisht besimin përgjithmonë . Liderin, kultin për t’a fatkeqësisht e ngritëm ne të gjithë. Dhe tani jemi përpara një akti kur këtë ankth që e krijuam vetë do duhet mënyrë se si të çlirohemi prej këtij kulti”, nënvizon Saliu.

Lider nuk mund të jetë çdokush, thotë aid he shton se nuk i ka secili këto përmasa të tilla.

“Në fund të fundit vetëmpse drejton një parti politike që s’ka ndonjë peshë, nuk do të thotë se atë e drejton një lider i madh. Këto përmasa ne i krijuam dhe fatkeqësisht besimin e fortë që e krijuam për t’a na u kthye bumerang, na u kthye e kundërta e tyre aq sa sot e këmi humbur krejtësisht besimin dhe nuk e dijmë më nëse do mund ta kthejmë atë. Do jetë shumë vështirë që njerëzit më ti besojnë dikujt”, potencon Saliu.

Nga ana tjetër, analisti Faik Krasniqi theksoi se keq-qeverisja, korrupsioni, nepotizmi, keqpërdorimi i detyrës zyrtare, dhe premtimet e gënjeshtra tash e më shumë se dy dekada, kanë bërë që të humbet besimi tëk lidershipi politik.

“Me këtë kastë politike që janë në skenën politike është vështirë të rikthehet besimi i humbur. Një klasë e re politike, me njerëz të rinjë, të padjallezuar, me njerëz që kanë ide të reja dhe vizion, mund të rikthehet besimi tek lidershipi politik. Përndryshe, qytetarët e kanë humbur besimin dhe është vështirë të rikthehet me njerëzit e njëjtë në skenën politike”, theksoi për Zhurnal, Faik Krasniqi, analist.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.