SHPËRNDAJE

Në fund të Detit Koral, janë gjetur mbetjet e anijes së përmbytur “USS Lexington”, e cila u fundos nga forcat japoneze në Luftën e Dytë Botërore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Televizioni Australian ABC raporton se rrënojat e anijes amerikane u gjetën rreth 800 kilometra nga bregu Australian në Queensland dhe në një thellësi prej tre kilometrash.

Është kjo anija e marinës së SHBA-ve, e njohur edhe si “Lady Lex”, të cilën e fundosi marina japoneze më 8 maj 1942.

Ekipi që erdhi deri tek anija e fundosur në fund të Detit Koral u financua nga bashkëthemeluesi i Microsoft Paul Allen.

“Ne e kemi për borxh të nderojmë të gjithë njerëzit, të cilët me guxim, përkushtim dhe këmbëngulje i shërbyen vendit tonë”, tha miliarderi amerikan Allan për ABC.

Gëzim të posaçëm për gjendjen e anijes përjetoi komandanti i marinës amerikane në Paqësor admirali Harry Harris, babai i të cilit Harry Binkley Harris ishte një nga të mbijetuarit e trupave amerikane nga anija e fundosur “USS Lexington”.

SHBA me qëllim të parandalimit të avancimit japonez në Luftën e Dytë Botërore dërguan anijen USS Lexington në Paqësor. Kjo është aeroplan-mbajtësja amerikane që u fundos nga forcat japoneze me një sulm artilerik ndërsa në anije kishte 216 anëtarë të ekuipazhit amerikan dhe 35 avionë luftarakë amerikanë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.