SHPËRNDAJE

Avionët luftarakë turq sulmuan forcat qeveritare pro-siriane të shtunën në enklavën veriperëndimore në Afrin të Sirisë, duke vrarë të paktën 36 luftëtarë, njoftoi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Forcat Demokratike të Sirisë (SDF) konfirmuan sulmet ajrore turke në një deklaratë, por nuk dhanë një shifër për numrin e viktimave apo vendndodhjen e sulmeve. SDF është një aleancë e milicisë e udhëhequr nga Njësitë për Mbrojtjen e Popullit Kurd (YPG).

Turqia e konsideron grupin YPG një zgjatim “terrorist” të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e cila ka drejtuar një kryengritje kundër shtetit turk për tre dekada. PKK është parë gjithashtu si një organizatë terroriste edhe nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

(Freskirinore)

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.